Inspektorari i Lartë i Drejtësisë ka nisur hetimet për gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha. Sipas informacioneve mësohet se ILD do hetojë vendimet e marra nga Hoxha, pasi firma e saj është vendosur dhe në vendimin e lirimit të Endrit Dokles.
Nisja e hetimeve është bërë pasi një kërkese të bërë pak kohë më parë nga Ministria e Drejtësisë, ku Hoxha akuzohet se ka liruar shumë persona nga qelia, dhe për këtë dyshohet se janë kryer duke shkelur ligjet.
ILD i ka dërguar një kërkesë Hoxhës dhe kërkon nga ajo që të paraqesë pretendimet e saj në lidhje me ankesën e bërë nga Ministria e Drejtësisë.
Kush është Enkelejda Hoxha?
Emri i gjyqtares së Krujës Enkeleida Hoxha tashmë lidhet me lirimin nga burgu të disa të dënuarve, përmes vendimeve të dyshimta, para se ajo të përballej me Vetingun. Enkeleida Hoxha u ka hapur dyert e burgut ish-numrit dy të bandës së Durrësit Endrit Dokle, duke i shuar dënimin përjetë, Genc Tafilit, i dënuar për vrasjen e komisarit të Policisë Arben Zylyftari si dhe Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim. Shqiptarja.com ka sjellë në vëmendje ekskluzivisht historinë e 15 gjyqeve, se si Endrit Dokle përdori gjyqtaren e Krujës, me pasurinë e pazakontë, për të fituar lirinë. Në një dalje të veçantë për mediat, lirimin e Dolkes, ministrja Etilda Gjonaj, e cilësoi një kambanë alarmi për drejtësinë. Ministrja deklaroi se ka kërkuar pezullimin e gjyqtares Enkeleda Hoxha, si edhe ka kërkuar prokurorisë ndjekje penale për të.
g.kosovari











