• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

ILD kërkon shkarkimin e prokurorit të Krujës Bujar Memia: Ka shkelje në 4 procese gjyqësore

by Java News
16/03/2021 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Inspektori i Lartë i Drejtësisë kërkon nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë shkarkimin nga detyra të prokurorit të Krujës Bujar Memia. Seanca në KLP ka nisur me parashtrimin e argumenteve nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani, teksa Memia përfaqësohet nga dy avokatët Fatmir Braka dhe Anteo Papa.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Inspektori i Lartë të Drejtësisë Artur Metani ka paraqitur para Këshillit të Lartë të Prokurorisë parashtresën lidhur me kërkesën për fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistratit Bujar Memia me detyrë Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë.

“Nga analiza ligjore e fakteve të konstatuara gjatë hetimit displinor rezulton se nga ana e magjistratit Bujar Memia janë ndërmarrë veprime/mosveprime të cilat kanë të bëjnë me mospërmbushjen e pajustifikuar e funksioneve gjatë dhe pas gjykimit, që kanë sjellë përfitim të padrejtë për palët në një proces gjyqësor në kundërshtim me ligjin, si dhe mosrespektim të rëndë dhe të vazhduar të legjislacionit material dhe procedural penal, akte të konstatuara në 4 procese gjyqësore”, deklaroi Metani.

KËRKESA E PLOTË E ILD

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka vendosur më datë 15.06.2020 verifikimin e fakteve të bëra publike nga media elektronike dhe ajo e shkruar gjatë transmetimit të lajmit për vrasjen në datën 11.06.2020 të shtetasit Hekuran Billa, mbi gjendjen gjyqësore të këtij shtetasi me burgim të përjetshëm nga ana e autoriteteve gjyqësore të huaja, si dhe njohja e këtyre vendimeve nga ana e autoriteteve gjyqësore shqiptare. Pas verifikimit të të dhënave shtesë të administruara nga Gjykata Rrethit Gjyqësor Krujë apo gjykatave të tjera lidhur me proceset gjyqësore të zhvilluara për rastet e paraqitura në media, më datë 16.07.2020, Inspektori i Lartë të Drejtësisë ka urdhëruar fillimin e hetimit disiplinor me iniciativë për magjistratin Bujar Memia, me detyrë prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për shkelje të rënda profesionale që diskreditojnë pozitën dhe figurën e prokurorit gjatë ushtrimit të detyrës.

Në raport me faktet e provuara gjatë hetimit hetimi disiplinor dhe pas një vlerësimi të hollësishëm të çdo prove veçmas dhe të gjitha provave së bashku, konstatohet se nga ana e magjistratit subjekt hetimi disiplinor Bujar Memia janë ndërmarrë veprime/mosveprime të cilat kanë të bëjnë me:

 

 

– Mospërmbushje të pajustifikuar të funksioneve gjatë dhe pas gjykimit.
– Mospërmbushje e pajustifikuar e funksioneve gjatë gjykimit dhe mosveprime e sjellje të magjistratit, që kanë sjellë përfitim të padrejtë për palët në një proces gjyqësor në kundërshtim me ligjin.
– Mospërmbushje e pajustifikuar e funksioneve gjatë gjykimit, mosveprime e sjellje të magjistratit, që kanë sjellë përfitim të padrejtë për palët në një proces gjyqësor.
– Mosrespektim i rëndë dhe i vazhduar i legjislacionit material dhe procedural penal.

Nga shqyrtimi i dosjeve e akteve gjyqësore dhe vendimeve të administruara nga ILD si dhe 9 vendimeve gjyqësore me objekt “Njohje e ditëve të paraburgimit për të dënuarit jashtë shtetit” dhe 25 vendime me objekt “Përfitim amnistie” sipas Ligjit nr.141/2016 “Për dhënie amnistie” me përfaqësues të prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë magjistratin Bujar Memia, duke marrë parasysh shkallën e pakujdesisë (fajësisë); shpeshtësinë e kryerjes së veprimit ose mosveprimit apo sjelljes; përvojën dhe pozicionin e magjistratit në sistem; dëmtimin, mundësinë e shkaktimit të dëmtimit ose shkallën e pasojave që kanë ardhur ose mund të vijnë nga veprimi apo mosveprimi; si dhe çdo situatë që është jashtë kontrollit të magjistratit dhe që mund të lidhet me mosfunksionimin e sistemit gjyqësor ose të prokurorisë, konstatohet se:

– Ushtrimi i pa rregullt i detyrës nga ana e magjistratit ka sjellë pasoja për dhënien e drejtësisë, cenimin e prestigjit jo vetëm të gjykatës dhe humbjen e besimit ndaj tij, por dhe të prokurorisë, si përfaqësuese e interesit publik në gjykim, duke cenuar besimin e publikut te drejtësia. Referuar “teorisë së dukjes”, drejtësia jo vetëm duhet të bëhet por edhe duhet të shihet. Në këtë kuptim, veprimet e kryera nga një prokuror si përfaqësues i organit të akuzës i vetë shtetit në përmbushje të detyrës së tij marrin rëndësi edhe në raport me çfarë shoqëria mendon.

– Zhvillimi i procedurave me objekt “Lirim me kusht” nga ana e gjykatës si dhe mungesa e ankimimeve të këtyre vendimeve është shoqëruar me një pasqyrim të gjerë mediatik, duke risjellë veprat penale të personazheve në fjalë. Mediat përmes raportimeve, analizave apo emisioneve të posaçme kanë ndjekur me vëmendje ecurinë e veprimeve me lirimet e tyre. Rrjedhimisht, sjellja konkrete jo vetëm e gjykatës, por dhe pasiviteti dhe mosveprimi i prokurorit për të kontrolluar ligjshmërinë e kësaj vendimarrje ndikoi në uljen e besimit publik tek sistemi gjyqësor, dhe nxiti hakmarrjen ndaj të dënuarit. Është fakt i njohur tashmë, ekzekutimi i të dënuarit H.B. më datë 11.06.2020.

– Sjellja e papërshtatshme e magjistratit subjekt hetimi disiplinor nuk është shtrirë vetëm tek magjistrati subjekt i hetimit disiplinor por ka krijuar terren për sjellje të papërshtatshme edhe në rastet të tjera të ngjashme. Standardet e gabuara të qëndrimeve pasive të prokurorit ndaj vendimeve gjyqësore të kësaj natyre të Gjykatës së Rrethit Krujë, mund të aplikohen edhe nga magjistratë të tjerë, si dhe njëkohësisht mund të shërbejë si praktikë për edhe shumë të dënuar të tjerë me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore të pretendojnë në kundërshtim me parashikimet e legjislacionit penal në fuqi për lirimin para kohe të tyre me kusht, përfitim amnistie, llogaritje kohe paraburgimi gjatë periudhës së qenies të dënuar, apo aplikimet alternative të dënimit pa marrë provat thelbësore.

Next Post
Kërkon lirimin me kusht/ Shtyhet seanca për Zani Caushin,  mungonte gjyqtarja

Kërkon lirimin me kusht/ Shtyhet seanca për Zani Caushin, mungonte gjyqtarja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një komunë priftërinjsh në Shqipërinë e Veriut, që s’donte të kishte punë me Skënderbeun

Një komunë priftërinjsh në Shqipërinë e Veriut, që s’donte të kishte punë me Skënderbeun

February 27, 2026
Përplasen tre automjete në Lungomare, lëndohet turistja

TABELA/ Mbi 31% e aksidenteve rrugore në janar të shkaktuara nga drejtuesit 25-34 vjeç

February 27, 2026
Vrasja e 17-vjeçarit shqiptar në Greqi, autoritetet po hetojnë një takim mes miqsh që përfundoi në tragjedi

Vrasja e 17-vjeçarit shqiptar në Greqi, autoritetet po hetojnë një takim mes miqsh që përfundoi në tragjedi

February 27, 2026
Balla takon veteranët e UÇK. Certifikatë Mirënjohjeje Kuvendit

Balla takon veteranët e UÇK. Certifikatë Mirënjohjeje Kuvendit

February 27, 2026
Begaj flet në Kuvendin e RMV-së: Vlerësojmë mbështetjen tuaj ndaj Kosovës!

Begaj flet në Kuvendin e RMV-së: Vlerësojmë mbështetjen tuaj ndaj Kosovës!

February 27, 2026
SHBA “hap kufirin” për refugjatët, do të pranojë 4500 afrikano-jugorë të bardhë çdo muaj

SHBA “hap kufirin” për refugjatët, do të pranojë 4500 afrikano-jugorë të bardhë çdo muaj

February 27, 2026
KE: Shqipërisë “po i ikën truri”, informaliteti ende i lartë në tregun e punës

Vlerësimi i Bankës Botërore: Shqipërisë i duhen 20 vite për të arritur gjysmën e të ardhurave të BE

February 27, 2026
Qeveria miraton projektin për rehabilitimin e Sheshit “Nënë Tereza”, muze arkeologjik nëntokësor dhe parkim

Qeveria miraton projektin për rehabilitimin e Sheshit “Nënë Tereza”, muze arkeologjik nëntokësor dhe parkim

February 27, 2026
Von der Leyen “bast” me marrëveshjen Mercosur, përçarje mes liderëve europianë

Von der Leyen “bast” me marrëveshjen Mercosur, përçarje mes liderëve europianë

February 27, 2026
Sulm ndaj Iranit? SHBA-të thirrje amerikanëve të largohen nga Izraeli

Sulm ndaj Iranit? SHBA-të thirrje amerikanëve të largohen nga Izraeli

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In