Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi ndërprerjen e vettingut për gjyqtarin Besnik Imeraj dhe sot ai është njohur me vendimin e Komisionit.
Sipas ligjit brenda 15 ditësh nga dita e sotme si KPK ashtu edhe ONM mund të bëjë ankimim për vendimin.
Më 31 janar Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj ka dhënë dorëheqjen për arsye personale.
Imeraj ishte ndër të parët në listën e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që do të thirrej nga organet e vettingut.
a.ç