Pas doreheqjes se Boris Johnson, reagime ironike erdhën nga Rusia për krizën politike në Mbretërinë e Bashkuar.
“Shpresojmë që persona më profesionistë në gjendje të marrin vendime përmes dialogut të vijnë një ditë në pushtet në Britani të Madhe”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Ai shtoi se raportet mes Rusisë dhe kryeministrit Boris Johnson janë të ndërsjella.
“Po largohen miqtë më të mirë të Ukrainës. Fitorja është në rrezik!”, tha ai me sarkazëm. Ish-presidenti rus shtoi se kriza politike është rezultati logjik i arrogancës britanike dhe i politikës mediokre.
Reagimi i tij përfundon me një shënim: “Presim lajme nga Gjermania, Polonia dhe Shtetet e Baltikut”, shkruan Medvedev në deklaratën e tij të publikuar në telegram./m.j