• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

IKSN: Në shtator drejt Sirisë ka udhëtuar një grup i madh kosovarësh

by Aalison Pearse Stevens
04/10/2016 08:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndonëse institucionet e sigurisë kanë ndërmarrë veprime të shumta për t`i parandaluar kosovarët që t’i bashkohen organizatave terroriste si ISIS, një hulumtim që është bërë nga Instituti i Kosovës për Studime Ndërkombëtare, paraqet dyshime se gjatë vitit 2016 është rritur numri i kosovarëve që i janë bashkuar radhëve të ISIS-it.

Sipas një raporti të këtij instituti, i cili vjen pas anketimit të mbi 3 mijë e 700 qytetarëve të vendit, një numër i konsiderueshëm i kosovarëve kanë udhëtuar drejt Sirisë, vetëm një muaj më parë.Në terren ky institut thotë se ka siguruar të dhëna që konfirmojnë udhëtimin e tyre, raporton televizioni publik.

“Shqetësimi më i madh ka dalë të jetë organizimi i një udhëtimi drejt Sirisë i një grupi të konsiderueshëm i cili dyshohet se nga Kosova ka udhëtuar për në Mal të Zi më datat 1, 2 dhe 3 shtator”, tha Bedi Elezi nga Instituti i Kosovës për Studime Ndërkombëtare.

Elezi thotë se të tjera shkuarje ka pasur edhe gjatë qershorit e gushtit, periudhë kjo në të cilën dyshohet se drejt Sirisë janë nisur 5 persona.

Një shqetësim tjetër i qytetarëve është edhe dyshimi për përfshirjen e shërbimeve të huaja inteligjente në shtrirjen e këtij fenomeni në Kosovë.

Instituti ka nxjerrë detaje edhe për përfshirjen e agjencisë sekrete të vetë ISIS-it në shtrirjen e këtij fenomeni, duke rekrutuar njerëz të zgjedhur.

Por nga ana tjetër, ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të shërbimit korrektues në Kosovë, Sokol Zogaj, thotë se deri tani burgjet janë të sigurta.

“Rreziku është gjithmonë permanent. Ne nuk themi që siguria është në burgje e na me flejt. Rreziku është brenda e jashtë. Nuk është mirë që të fryhen situatat. Nuk po themë që s’ka rrezik, po për momentin probleme të mëdha nuk kemi”, tha Zogaj.

Gjatë diskutimit të hapur, pjesëmarrësit kritikuan institucionet e sigurisë për mosreagim përballë situatave të caktuara. “Ne si shoqëri i kemi neglizhuar duke menduar se është një modë kaluese dhe kemi mendu se do të minimizohet, por kjo merr hapa”, tha analisti Agim Musliu.

Të dhënat e paraqitura në këtë konferencë, Instituti i Kosovës për Studime Ndërkombëtare, thotë t’i ketë mbledhur në periudhën mars-shtator të këtij viti. (b.an)

Next Post
Militantët e ISIS sulmojnë me armë kimike bazën amerikane në Irak

Sulmet ajrore amerikane vrasin një prej liderëve të Al-Qaedas në Siri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza: Trump-Von der Leyen: Takimi që shpëton apo “fundos” Europën?

Kur Perëndimi përçahet, gjëma ndihet edhe në Ballkan

January 26, 2026
“S’më linte të përdorja lavatriçen”, Kristina akuza vjehrrës: Ma ka larë vajzën jashtë në të ftohtë…

“S’më linte të përdorja lavatriçen”, Kristina akuza vjehrrës: Ma ka larë vajzën jashtë në të ftohtë…

January 26, 2026
Për herë të parë në histori, çmimi i arit kalon 5,000 dollarë

Për herë të parë në histori, çmimi i arit kalon 5,000 dollarë

January 26, 2026
11 viktima dhe miliona njerëz pa energji nga stuhia vdekjeprurëse në SHBA

11 viktima dhe miliona njerëz pa energji nga stuhia vdekjeprurëse në SHBA

January 26, 2026
Remitancat ndryshojnë hartë, Anglia dhe Gjermania “rrëzojnë” Greqinë

Remitancat ndryshojnë hartë, Anglia dhe Gjermania “rrëzojnë” Greqinë

January 26, 2026
Dita e sotme me reshje shiu dhe shtrëngata, verilindja dhe Alpet me reshje dëbore

Dita e sotme me reshje shiu dhe shtrëngata, verilindja dhe Alpet me reshje dëbore

January 26, 2026
Vizita në Izrael, Rama takim ‘kokë më kokë’ me Netanyahun, fjalim historik në Knesset

Vizita në Izrael, Rama takim ‘kokë më kokë’ me Netanyahun, fjalim historik në Knesset

January 26, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In