• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ikonat e nazizmit mbijetonë ende në Shqipëri?!

by A R
09/06/2017 17:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armand PLAKA

Mos u shqetësoni, nuk është ndonjë analizë, e as ndonjë koment që mund të atakojë ngjarjet e politikës së ditës, brenda e jashtë vendit, e ndoshta nuk do e meritonte të përbënte madje edhe asnjë ngacmim për të shkruar qoftë edhe dy radhë në një postim në FB, duke e trajtuar si ndonjë “zbulim”, apo “çudi”.

Sigurisht, nëse do të ishte vetëm një flamur i çfarëdoshëm, i çdo lloj kombi, çdo lloj ekipi futbolli, apo partie politike, logoja e të cilit do të flinte më së miri në një ndërtim “alla-shqiptar” që mund të gjendet rëndom kudo në Shqipëri.

Por këtë radhë puna ndryshon. Bëhet fjalë për një flamur që jo thjesht nuk ekziston më, por se thjesht posedimi i tij dhe shfaqja publike, mund të përbënte edhe vepër penale në legjislacionin e shumë vendeve të botës e sidomos të Europës.

Sigurisht se poseduesi i tij, thjesht ka menduar të mbyllë ndonjë vrimë e të mos lerë të hyjë asnjë rreze të pafajshme dielli në dritaren e ngrehinës së tij, në mos të jetë aty për ndonjë tjetër arsye, padyshim me sfond praktik e utilitar. Edhe unë vetë, foton e pata shkrepur para tri-katër viteve, ndërsa kaloja atje rastësisht, duke mos i dhënë ndonjë rëndësi, edhe për shkak të nxitimit dhe mungesës së kohës në dispozicion.

Por tashmë, kur e ripashë në fotoarkivën time, m’u desh t’a rivlerësoja, pasi nuk ndodh që të gjesh diçka të tillë në Shqipëri në formatin e vet origjinal, përveçse në ndonjë stendë muzeale. S’e di a bëra mirë apo keq që thjesht e fotografova e s’u interesova më tej për të, e as di të them se ç’bëhet tani me të, se kujt i përket, kujt i është marrë, nga cili vit e ka origjinën, 1943, apo 1944, por di të them se shkrepja është bërë në vitin 2014, ndërsa shkoja për në Kuz-Baba, si njëri ndër destinacionet turistike që vendosa se duhej të vizitoja, ndërsa shijoja pushimet në Vlorë, Radhimë e Orikum.

Nuk e di gjithashtu, nëse i ka bërë përshtypje ndokujt tjetër, para apo pas meje, dhe as nëse është publikuar ndërkaq në internet. Sidoqoftë, mendoj se për të apasionuarit pas historisë, ai përbën një atraksion më vehte, megjithëse kam frikë se për miqtë e huaj që kemi në rrjetet sociale, pamja e ndërtimit në fjalë, mund t’a çfokusojë vëmendjen që do të duhej të merrte flamuri nazist që vijon të mbijetojë në Shqipëri, edhe pse aspak krenar në pozicionim.

Sivëllain e tij do ta gjeni në fotot bashkangjitur këtij postimi, ku ai shihet i kapur si trofe nga trupat kanadeze në Francë në vitin 1944 për shembull, apo i mbajtur lart gjithë pompozitet në fundvitet ’30 nga nazistët, gjatë një marshimi rutinë që ata zhvillonon asokohe në Gjermani, dhe po ai, i përdorur nga neonazistët gjatë tubimeve të tyre në Gjermani në ditët e sotme.

Por dikur, jo shumë vite më parë, pata parë edhe një parullë që mund t’i zgjonte kujtime shumë të këqija, sidomos një komuniteti të cilin nazistët për pak sa nuk e çuan drejt zhdukjes. Bëhet fjalë për ARBEIT MACHT FREI, ose në shqip: PUNA TË BËN TË LIRË, e cila shihej në hyrje të kampeve famëkeqe naziste të punës dmth të shfarosjes, e të cilën e hasa në hyrje të një kompleksi ndërtimesh (pallatesh).

E bukura është se kur shkova të nesërmen, me mendjen mbledhur se do bëja ca foto të mira e ndoshta edhe ndonjë bisedë për të nxjerrë një reportazh për mediat e huaja me të cilat bashkëpunoja, nuk e gjeta më. Fatkeqësisht nuk posedoj asnjë foto, por këtë fakt e mbaj mend mirë dhe nëse puna e kërkon, mund t’ua tregoj edhe vendin se ku e pata parë, sidoqoftë, këtë radhë, në Tiranë. A.P.

Next Post
ISIS kërcënon hapur Ballkanin: Shpejt do ecim edhe nëpër Prishtinë e Tiranë

ISIS kërcënon hapur Ballkanin: Shpejt do ecim edhe nëpër Prishtinë e Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

Kronika si dëshmitare e arratisjes së Sypetritit të financave me linjën e Vjenës

April 13, 2026
Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

April 13, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Kurthet procedurale me sekuestrimin e sendeve

April 13, 2026
Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

April 13, 2026
Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

April 13, 2026
Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

April 13, 2026
Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

April 13, 2026
Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

April 13, 2026
Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

April 13, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Nafta rikthehet mbi 100 dollarë pasi SHBA-të njoftuan se do të bllokojnë portet iraniane

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In