Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur mëngjesin e sotëm aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në bregdetin e Tales në Lezhë.
Në mbështetje të aksionit të IKMT është edhe Policia e Shtetit dhe strukturat e Bashkisë Lezhë.
Janë një numër i konsiderueshëm objektesh përgjatë brezit të rërës të cilat pritet të rrafshohen.
Pronarët e objekteve kanë kundërshtuar vendimin, pasi, sipas tyre, nuk janë njoftuar aspak për aksionin.
g.kosovari