• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ikja pa zhurmë e endacakut të pafajshëm…!

by Ilir Çumani
09/01/2017 13:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

NGA ILIR ÇUMANI

Në edicionet e lajmeve të mbrëmjes, përmes kronikave të zeza, disa televizione transmetuan një lajm të shkurtër që bënte fjalë për vdekjen e një endacaku 54 vjeçar në qytetin e vogël bregdetar të Sarandës. Sipas lajmit që u transmetua, u tha se vdekja i kishte ardhë si shkak i të ftohtit të acartë dhe kushteve tejet të vështira në të cilat ai jetonte. Mediat, duke mos qenë të saktë me burimin e lajmit, e komunikuan ndryshe emrin e viktimës, që në fakt,  emri i tij i vërtetë është Leonard Arapi.

Kaq u tha për fatkeqin, për të cilin,  drama e jetës e të ndjerit i kalon caqet e një dhimbjeje njerëzore, ngase historia e jetës së tij lidhet pazgjidhshmërisht me dhjetra e qindra ngjarje tragjike bonjakësh. Si për ironi, këto foto të vetme të jetës së tij (të cilat shoqërojnë radhët që po shkruaj), kanë fiksuar në celuloid momentet më kulmore që fati i trishtë i’a serviri jetimit të gjorë, që në asnjë çast të vetëm nuk do ti falte buzëqeshje. Përmes këtyre fotove, dokumentohet qartazi klithma e dramacitetit e njeriut të vetmuar  dhe të shumëvuajtur, që nuk njohu dashuri, nuk ndjeu ngrohtësi, nuk provoi mirësi, nga lindja e deri në vdekje. Nardi erdhi në jetë në një pragdimri të ftohtë si ky, të vitit 1962, i braktisur në një dhomë të maternitetit të Tiranës.

I braktisur nga një nënë që nuk dihet se cila ishte, por që nuk do ta kishte fatin të gëzonte foshnjën e saj. Nuk dihen arsyhet e kësaj braktisje, por një gjë ishte i sigurtë: për foshnjën e pa fat, do të niste kalvari i gjatë i sakrificave dhe privacioneve sfilitëse e torturuese,  duke u endur dyerve dhe korridoreve të zhurmëshme të institucioneve të jetimoreve të kohës, pa ditur psenë e shumë pikëpyetjeve të asaj braktisjeje që do ta mundonte gjatë gjithë jetës së tij. Leonardi, mes shumë bashkëmoshatarëve të të njëjtit fat, po rritej dita ditës nga disa gra dhe punonjëse të dhembshura që në punën e tyre  të përditshme i’a kishin përkushtuar kujdesit dhe mirërritjes këtyre fëmijëve të pafajshëm. Shkollën fillore dhe 8 vjeçare e kreu në Shtëpinë e Fëmijës në Sarandë.

Ishte një fëmijë shumë i zgjuar, i dashur dhe i shoqërueshëm me shokët dhe me shoqet, të cilët aty në jetimore i konsideronte të gjithë motra e vëllezër. Më pas do të mësonte profesionin e gurëgdhëndësit në një shkollë profesionale në Korçë, profesion që e përvetësoi dhe e bëri mjeshtër të zot në këtë zanat. Mirëpo, ndërrimi i sistemit e gjeti të riun jetim Leonard Arapin të papërgatitur,  në mes të katër rrugëve, pa shtëpi, pa punë, pa të ardhura, pa asnjë mbështetje. Jeta e vuri përballë një sprove edhe më të vështirë. Tash e tutje, i duhej të përballej  i vetëm me të gjitha vështirësitë dhe problemet për të mbijetuar.  Në kaosin e tranzicionit shqiptar, viktimat e para ishin pikërisht ata, jetimët, të cilët nuk do të gjenin ashtu si dikur në zyrat e shtetit dashamirësinë e  institucioneve që duhet të përgjigjeshin për nevojat dhe zgjidhjen e halleve dhe problemeve që kishin.

Mes tyre, nuk bënte përjashtim edhe Leonardi, i cili e ndjente në lëkurën e tij ftohtësinë  e hipokrizisë, shpërfilljen, injorimin, përbuzjen e zyrtarëve të shtetit kur  trokiste derë më derë dhe kërkonte punë apo një strehë ku të fuste kokën. Kudo që shkonte, i përplasej dera në fytyrë. Ehhh, kjo botë e egër me shpirtra të tharë, nuk e ka për turp të shoh jetimin kokëulur dhe të poshtëruar, kishte menduar sa e sa herë me vete,  Leonardi. Duke humbur shpresat për ndihmë, mes përpjekjeve raskapitëse e torturuese për mbijetesë, ai vendosi të mbyllet në vetvete dhe i nënështrohet mjerisht fatit, duke zgjedhur të bëjë jetën e një endacaku vetmitar.

Gjendja e mjeruar sociale dhe kequshqyerja, dalëngadalë do ta invalidizonte duke e bërë pacient të përjetshëm dhe që do të vuante  më pas disa sëmundje njëra pas tjetrës. Prej vitesh jetonte në rrënojat e një ndërtese si invalid, ku ç’farë binte jashtë, hynte brenda. I pafuqishëm për t’ia dalë mbanë, i pa asistuar nga shteti për të përfituar së paku një ndihmë ekonomike, ai zgjodhi këtë mënyrë jetese, ngase Nardi për karakterin dhe edukimin që kishte, kurrë nuk do pranonte ti nënshtrohej rrugëve të pandershme; vjedhjeve, mashtrimit, trafikut, prostitucionit, drogës…. Leonardin e njohin të gjithë në qytetin e Sarandës.

Të gjithë bashkëqytetarët ndjenin dhembshuri e respekt për të,  secili prej tyre, sipas mundësive e ndihmonin me ushqim e veshmbathje. Vetëm ata që e kishin dhe e kanë për detyrë të interesoheshin dhe kujdeseshin për të, ishin zyrtarët e shtetit dhe të pushtetit lokal, atje në Sarandë, të cilët, për fat të keq tregoheshin indiferentë, gjithmonë e më shumë të huaj për të. Ashtu si për çdo jetim të këtij qyteti, Sokolin, Linditën, Shpëtimin, Mirandën, Kristaqin, Majlindën, Petritin, Arbenin. etj, këta zyrtarë lokal  gjithmonë e kanë bërë një vesh shurdh e një sy qorr edhe për fatkeqin jetim, sepse për ta, Leonard Arapi nuk ka ekzistuar dhe nuk ekzistonte asnjëherë.  

Edhe pse Ligji “Për Statusin e Jetimit” u jep përparësi  të gjithë jetimëve që të ndihmohen dhe përkrahen nga shteti me strehim dhe punësim, ky ligj, kurrë nuk ka gjetur zbatim nga agjensitë e ligjitzbatues të përfaqësuar nga njerëzit e shtetit dhe të pushtetit. Për sa kohë politika do tregohet e ftohtë,  e pa dhembshur,  arrogante, hipokrite dhe demagoge me shtresat në nevojë, për aq kohë do të kemi viktima ta pafajshme si jetimi Leonard Arapi, të cilët zgjedhin në mënyrë të parevokueshme, por pa dëshirën e tyre të ikin për fare nga kjo botë, pa zhurmë, duke na lënë pas në mënyrë kolektive njollën e zezë të një krimi të shëmtuar social dhe antihuman.

Ikja i Tij, në heshtje dhe pa bezdisur askënd, është protesta kundër një rregjimi pa sistem vlerash, e një administrate shtetërore  luksokrate, e ndërtuar mbi  një padrejtësi dhe hendeku social, kundër kulltukofagëve shpirtëzinj dhe pa sentiment njerëzor që përdorin dhe  keqpërdorin pushtetin duke jetuar në luks të shfrenuar  mbi fatkeqësinë e shumicës, të më të dobtëve të shoqërisë. Ikja e Leonardit është protesta më e paqtë që na bën të ndjehemi me turp dhe të shohim veten në pasqyrë të gjithë së bashku, por njëkohësisht, sa nuk është vonë,  të mundemi të reflektojmë si shoqëri ndaj atyre që kanë në dorë fatet tona…

Deri atëherë,  u prehësh në Paqe o Engjëll i Mirë i Zotit!

Next Post
FOTOT/ Nga Finlanda e minus 42 gradëve tek Ballkani, akujt që kanë pushtuar Evropën

FOTOT/ Nga Finlanda e minus 42 gradëve tek Ballkani, akujt që kanë pushtuar Evropën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In