• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ikja e një mjeshtri të paharruar

Homazh për Osman Memën, futbollistin e shquar të “17 Nëntorit” dhe “Partizanit”

by Java News
25/09/2023 19:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Motivacioni i paradokohshëm nga ish-presidenti Ilir Meta për z. Osman Mema jepte në mënyrë të përmbledhur disa nga atributet e tij, që e bënë aq të veçantë për kryeqytetasit, por më shumë se kaq për të gjithë shqiptarët: ”Kam nderin të vlerësoj disa nga futbollistët, që me shumë dashuri kujtohen. Nderojmë sot Osman Memën me Mjeshtër i Madh nga familja që ndër vite ka nxjerrë futbollistë cilësorë. Osman Mema ka qenë një mbrojtës i shkëlqyer, vlerave sportive, qytetare e demokratike”.

Nga sot, ai do t’i mungojë shumë Tironës (qytetit dhe qytetarëve), familjarëve, por më shumë se kaq kujtimit të imazhit të një kryeqytetasi të mirë, aq i nevojshëm sot për këtë qytet kozmopolit.  I ndjeri është një nga legjendat e ish-“17 Nëntorit” ndër vite dhe mbajtësi i trofeve të shumta, jo vetëm me të por edhe me “Partizanin”. Gjithsej shtatë të tilla, që ua kaloi edhe brezit të parë të vëllezërve Memaj sportistë, të tillë Haxhi, Beqir dhe legjendës tjetër Ali Mema.  Kjo u përcoll tek brezat dhe cilido kujton tashmë dhe brezin e dytë dhe të tretë me Sulejmanin dhe Ardin.

Por në këtë kujtesë tashmë është shkëputur nga jeta një hallkë shumë e rëndësishme e saj dhe kjo lidhet me Osmanin, ai çuni i vogël tironc, që luante aq bukur futboll tek fusha e Shallvareve. Ai djali simpatik, aq i sinqertë, i dashur, i drejtë dhe guximtar, ai që kurrë nuk ta fshihte të vërtetën, siç thoshin miqtë e tij. Mbase këto janë tiparet, që do t’i përcjellin fëmijët e tij bashkë me kujtimin e sportit së të atit dhe mbi të gjitha një trashëgimie që nuk duhet të humbë. Ky mjeshtër sporti, që dha aq emocion për tifozeritë e Tironës dhe Partizanit dhe mbi të gjitha një lojtar që do të mbahet mënd gjatë për ndeshjet ndërkombëtare. Gardiani i Overatit, e konsideronin pas ndeshjes me Gjermaninë Perëndimore, kur e bllokoi lojtarin e famshëm të FC Këln në çdo cep të fushës. Emri i tij do të jetë protagonist përballë ”Beshiktash”, ”Cernomorec”, Rapid”, “Minerul”, ”Kilmarnok”, “Standard” dhe sidomos ”Ajaksit” të madh etj.

Identifikimi i gazetarëve të kohës ishte se: Mema shquhej për shkathtësinë, shpejtësinë, rezistencën dhe punën. Ai gjatë karrierës së tij luajti si mesfushor mbrojtës, por gjithsesi ai bënte inkursionet e tij karakteristike drejt sulmit, duke u bërë gjithashtu rrezik për mbrojtjet kundërshtare.(Shoqata ‘Tirana’)

Por për Tiranasit ai kishte peshën e emrit të qytetit, si pjesë e pamohueshme identitare e tij. Dinastia Arbana-Mema, nga ku vjen dhe ai, e kanë prejardhjen nga Arbana, një fshat në jug të kryeqytetit dhe pas një dekreti të qeverisë së Mbretit Zog, që u kërkonte familjeve të mos mbanin si mbiemër emrin e fshatit, qytetet ku jetonin apo origjinën, familja Arbana, u shndërrua në Mema, falë emrit të një lagje të vogël, në zonën e Arbanës, ku ishin rritur breza të tërë. Historia i përmend te rrugica “Zela”, e cila më pas do të shndërrohej si “Shyqyri Bërxolli”. Nga këtu nis rrugëtimi i të parëve të katër vëllezërve dhe sidomos Osmanit. Memajt do të kthehen për më shumë se një shekull jo thjeshtë në kujtesën më të mirë të Tiranës sportive, por pjesë e pamohueshme e identitetit të tij. Osmani e mbarte fare natyrshëm shpirtin e Memajve, ashtu si vëllezërit e tij, por më shumë se çdo gjë identitetin e Tiranës me dashurinë e pamatë për Tiranën dhe çdo lloj sfide për të. Ndaj humbja e Osmanit, nuk është thjeshtë humbja e “Mjeshtrit të Sportit”,1963-1964;  “Mirënjohjes së qytetit të Tiranës”, 2000;  “Legjenda e futbolli shqiptar”,2018 FSHF; por humbja e një qytetari autokton, që i ka dhënë pjesë të identitetit të tij Tiranës.

Osmani nuk e la kurrë dinjitetin që të barazohej me flirtin e përfitimit dhe interesit, që sot janë pjesë e shumë kinseve në qytetin tonë, ndaj sot e tutje do të kujtohet si modeli i një njeriu për të cilin Tirana duhet ta plazmojë në identitetin e saj sportiv dhe jo vetëm. Kurse familja do e përmendë gjithnjë si prindin dhe gjyshin e mirë, që u largua pas një sakrifice jo të pakët me shëndetin dhe sfidën e natyrës.

 

 

 

Next Post
“E fortë dhe sovrane”/ Gazetari nga Mali i Zi: Mësimi që mori Vuçiç të dielën nga Kosova

"E fortë dhe sovrane"/ Gazetari nga Mali i Zi: Mësimi që mori Vuçiç të dielën nga Kosova

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

April 2, 2026
Keir Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit: Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike

Keir Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit: Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike

April 2, 2026
Tensionet në Kuvend, Flamur Noka godet me shishe uji Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës (VIDEO)

Tensionet në Kuvend, Flamur Noka godet me shishe uji Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës (VIDEO)

April 2, 2026
Flamur Noka kërcënon Taulant Ballën në seancë: Do të të rrjep si kec, të bëj atë që s’të shkon në mendje

Flamur Noka kërcënon Taulant Ballën në seancë: Do të të rrjep si kec, të bëj atë që s’të shkon në mendje

April 2, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Pushka e jevgut dhe arixhofkat e Fan Nolit

April 2, 2026
KMSH merr pjesën më të madhe, Komuniteteve Fetare iu shpërndahen 203 mln lekë

KMSH merr pjesën më të madhe, Komuniteteve Fetare iu shpërndahen 203 mln lekë

April 2, 2026
Kriza e furnizimit me karburant aviacioni në Evropë, alarm në industrinë ajrore

Kriza e furnizimit me karburant aviacioni në Evropë, alarm në industrinë ajrore

April 2, 2026
Rasti i Noelia Castillo, ministrja spanjolle e Shëndetësisë i përgjigjet Trump: Mos ndërhy kudo!

Rasti i Noelia Castillo, ministrja spanjolle e Shëndetësisë i përgjigjet Trump: Mos ndërhy kudo!

April 2, 2026
Kaos në Kuvend, opozita bllokon foltoren, ndërpritet seanca plenare

Kaos në Kuvend, opozita bllokon foltoren, ndërpritet seanca plenare

April 2, 2026
Pashkë nën breshërinë e dronëve/ Rusia “shkrin” armëpushimin, Zelensky thirrje urgjente SHBA-ve

Pashkë nën breshërinë e dronëve/ Rusia “shkrin” armëpushimin, Zelensky thirrje urgjente SHBA-ve

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In