• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ikja e Laçak dhe një problem parimor mes Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare

by S M
04/10/2024 20:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Interviste me Zef Mazi, ish-kryenegociator me Bashkimin Evropian dhe ish-ambasador

 

Pyetje: Lidhur me cështjen e Kosovës, Lajcaku është larguar, caktuar në një detyrë tjetër. Sa kohë mund të mbesë bosh ai post?

Përgjigje: Komisioni i ri Evropian do të dalë në Parlamentin Evropain nga 4-12 nëntor 2024. Nuk mund të them nëse posti mund mbyllet ditët e fundit të Borrelit në zyre dhe me firmën e tij, apo mund të presë deri në nëntor, kur Kaja Kallas të ketë marrë zyrtarisht detyrën e re, si Shefe e Politikës të Jashtme të BE-së.

Kujtoj kohën kur emëruan Lajcak-un perfaqësues, ndërmjetësues në drejtimin e  bisedimeve Prishtine-Beograd. Kosovarëve u thuhej pothuaj nga të gjithe se ata duhet të flisnin me gjermanët, sepse ata e paskeshin kërkuar, ata e paskeshin kanë propozuar, dhe se amerikanët ishin dakord. Dhe, si përfundim, e bënë. Kështu u bë pasi u mor mendimi, ose aprovimi, edhe i udhëheqjes të Kosoves, apo u vepruan pa i pyetur atafare, këtë nuk mundet t’a dij! Ndoshta tani kanë ardhur disi në qartësi mendimi se kështu nuk ecet më tej, dhe nuk do sjellin njerëz të ngatërruar, si Lajcaku.

Une di atë që kam përsëritur disa herë, edhe publikisht në media, se si Lajcak, ashtu edhe Borrel, kanë konflikt të hapur interesi me cështjen e Kosovës. Të dy vendet nga vijnë Lajcak dhe Borrel nuk e njohin Kosovë, dhe nuk dihet nëse dhe kur mund ta njohin. Të dy ata individë kanë qenë ministra të jashtëm të vendeve të tyre dhe i kanë dhënë instruksion trupit të tyre diplomatik të mos lëvizet nga ndjekja e linjës të mosnjohjes.

Jam i mendimit se nëse përsëri ndodh si ka ndodhur më parë, dhe Qeveria e Kosovës nuk e luan fort topin me ta, ajo thjesht jeton në botën e ëndërrave! Ndaj Kosovës nuk përjashtohet se do luhet e njejta lojë përsëri!! I takon udhëheqësisë, qeverisë, të bëjë atë që është me e mira për Kosovës, në interes të saj, me një mendim të mirëinformuar, të mirëkonsideruar, të miratuar, dhe t’u thotë hapur – Kosova nuk e pranon dhe nuk ulet në tryezë me këtë individ. Le te mendohet për dikë tjeter, dhe jemi të gatshëm, të hapur të bisedojmë.

Druhem dhe nuk përjashtoj që në këtë ekuacion të fusin në lojë „internacionalizmin“ e Shqipërisë, që të përshëndesë caktimin e individit, pavarësisht mendimit të Kosovës, duke sinjalizuar kështu se për Shqipërinë është “fakt i kryer“ dhe, për rrjedhojë, Kosova duhet ta pranojë.

Pyetje: Keni dicka më konkretisht, nëse mundeni?

Përgjigje: Kam dijeni se Bislimi, Zëvëndës-Kryeminster i Kosovës, është takuar me ambasadorin finlandez, dhe se finlandezi Pekka Haavisto mund te jete pasuesi i Lajcak-ut. Kandidat tjetër i mundshem flitet të jetë danezi Peter Sorensen. Kandidatura e ish Presidentit dhe ish Kryeministurit të Slovenisë, Borut Pahor, një personalitet i fortë, i mirë, njohës i thellë, nga afër i Ballkanit dhe ngërthimeve Kosove-Serbi, kuptoj se ka rënë si variant. Hamendësoj se Kosova do të preferonte kandidatin finlandez. Ai vend është disi larg ndikimeve dhe shoh një vazhdimësi, është nga vendi i Ahtisarit. Serbët kanë lobuar tepër fort që të mos bëhet përzgjedhja e finlandezit. Shpresoj se Shefja e re Politikes të Jashtme e BE-së, Kaja Kallas, që zevendeson Borrel, të mos luhatet nga lobimet.

Next Post
“Ne ruanin bagëtinë, ndërsa Saliu…”, çudit Mal Berisha: Jemi fisi më i vjetër shqiptar! Skënderbeu dhe romakët…

"Ne ruanin bagëtinë, ndërsa Saliu...", çudit Mal Berisha: Jemi fisi më i vjetër shqiptar! Skënderbeu dhe romakët...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbi 3000 shqiptarë në Lindjen e Mesme, deputetët e PD-së kërkojnë seancë dëgjimore me kryeministrin Rama

Zgjedhjet në PD/ Zbulohet kandidatura e parë për kryetare, kush do të garojë përballë Berishës

March 18, 2026
Salianji: Berisha nuk mbajti fjalën, neni 46 i PD-së nuk thotë m’u vodhën votat

Salianji: Berisha nuk mbajti fjalën, neni 46 i PD-së nuk thotë m’u vodhën votat

March 18, 2026
Dash Sula kërkon riformatimin e Inspektorateve: Kanë më shumë juristë sesa inxhinierë

Dash Sula kërkon riformatimin e Inspektorateve: Kanë më shumë juristë sesa inxhinierë

March 18, 2026
Aksidenti tragjik në aksin Korçë-Maliq! Makinat u përplasën “kokë më kokë”, humb jetën shoferi 45-vjeçar (Emri)

Aksidenti tragjik në aksin Korçë-Maliq! Makinat u përplasën “kokë më kokë”, humb jetën shoferi 45-vjeçar (Emri)

March 18, 2026
Shefi i NATO-s: Po punojmë për të rihapur Ngushticën e Hormuzit

Shefi i NATO-s: Po punojmë për të rihapur Ngushticën e Hormuzit

March 18, 2026
Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme, temperaturat nuk ndryshojnë

Parashikimi i motit për ditën e enjte

March 18, 2026
Ibrahimaj: Forcimi i aftësive dhe nxitja e punësimit, prioritet për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare

Ibrahimaj: Forcimi i aftësive dhe nxitja e punësimit, prioritet për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare

March 18, 2026
Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë me helikopterë e parashutistë pranë kufirit me Kosovën

Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë me helikopterë e parashutistë pranë kufirit me Kosovën

March 18, 2026
Salianji: Berisha ka privatizuar PD, duhet rregullim ligjor si funksionojnë partitë politike

Salianji: Berisha ka privatizuar PD, duhet rregullim ligjor si funksionojnë partitë politike

March 18, 2026
“Putin është i korruptuar, vendi po shpërbëhet”, trondit me reagimin ish-mbështetësi i Kremlinit

“Putin është i korruptuar, vendi po shpërbëhet”, trondit me reagimin ish-mbështetësi i Kremlinit

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In