Cristiano Ronaldo do të lejohet të largohet nga Real Madridi vetëm nëse gjiganti spanjoll e blen superyllin brazilian, Neymarin, sipas të përditshmes spanjolle “AS”.
Gazeta spanjolle raporton se Ronaldo dëshiron t’i bashkohet Manchester Unitedit, por “Los Blancos” do ta lejojnë atë të ikën vetëm nëse transferohet Neymari verën e ardhshme, transmeton Express.
Madje, Ronaldo mund të përdorët në kuadër të marrëveshjes së Real Madridit për blerjen e Neymarit nga PSG-ja.
Superyllit portugez do t’iu mohohej rikthimin në “Old Trafford” në këtë mënyrë. (b.an)