Thuajse e gjithë zona në bllokun e Dajtit ka mbetur pa drita këtë pasdite.
Lajmin e ka bërë publik vetë OSHEE, i cili përmes një njoftimi është shprehur se zona e Porcelanit në Tiranë ka mbetur pa drita pasi një fidër është dëmtuar nga firmë ndërtuese.
“Ndërprerja e energjisë elektrike ka ndodhur për shkak të dëmtimit të fdrit 20 kv C14 i Nst Traktora nga firma Senka, e cila po kryen punim e për llogari të UKT-së.
Pa energji kanë mbetur kabina “Dajti 1” dhe kabina “Ndregjoni”.
Nuk dihet ende se sa kohë do të zgjasë ndërprerja e energjisë. Ndërkohë po punohet për riparimin e defektit.” – njofton OSHEE