• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ikin afatet e koalicioneve, 13 tetori bie përfundimisht

by Java News
26/08/2019 18:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dekreti i presidentit për mbajtjen e zgjedhjeve lokale më 13 tetor mbetet totalisht i pazbatueshëm edhe nëse partitë bien dakord që të rrëzojnë procesin e 30 qershorit.

Dekreti i presidentit Ilir Meta tashmë është i rrëzuar edhe ligjërisht, pasi në bazë të Kodit Zgjedhor janë tejkaluar të gjitha afatet e mundshme që partitë jenë pjesë e kësaj gare tashmë “imagjinare”.

Në bazë të Kodit Zgjedhor, duke i qëndruar afateve ligjore, partive politike i ka mbaruar edhe afati për regjistrimin e koalicioneve politike. “Dy ose më shumë parti politike të regjistruara si subjekte zgjedhore në KQZ, sipas nenit 64 të këtij Kodi, mund të regjistrohen në KQZ si koalicion zgjedhor në shkallë vendi jo më vonë se 60 ditë përpara datës së zgjedhjeve.

Partia politike pjesëmarrëse në një koalicion nuk mund të marrë pjesë në një koalicion tjetër dhe as të paraqesë kandidatë apo listë shumemërore kandidatësh jashtë koalicionit ku ajo bën pjesë”, thuhet në nenin 64 të Kodit Zgjedhor.

Mbi bazën e këtij neni, partitë politike duhet të kishin paraqitur brenda datës 15 gusht kërkesën për pjesëmarrjen e zgjedhjeve të 13 tetorit, sipas koalicioneve zgjedhore. Gjithashtu ka rënë edhe afati kohor i paraqitjes së kandidatëve për kryetar bashkie.

Sipas Kodit zgjedhor, lista e kandidatëve nga partitë politike, por edhe nga koalicionit duhet të kishin paraqitur kandidatët për kryetar bashkie dhe listën shumemërore. Në nenin 67 të ligjit duhej që një veprim i tillë të ishte ndërmarrë 50 ditë përpara datës 13 tetor.

Fillimisht për 13 tetorin, ra afati edhe i regjistrimit të partive politike. Më 5 gusht duhet të kishin paraqitur kërkesën për regjistrimin si subjekte politike pranë KQZ-së. Thirrjes së presidentit Meta që zgjedhjet të mbaheshin më 13 tetor iu përgjigjën vetëm tre parti politike të opozitës.

Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Republikane dhe Partia Agrare Ambientaliste i paraqitën zyrtarisht kërkesën pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të zbatuar dekretin e firmosur nga presidenti Ilir Meta për të mbajtur zgjedhjet më 13 tetor.

“Data 30 qershor 2019 nuk konsiderohet datë ligjore zgjedhjesh për organet e qeverisjes vendore pasi Presidenti i Republikës, me Dekretin Nr. 11 199, datë 10.06.2019 shfuqizoi datën 30 qershor 2019, si datë për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Misioni i ODIHR, në raportin e gjetjeve paraprake ka konstatuar se

“Zgjedhjet vendore të 30 qershorit u mbajtën pa e marrë shumë në konsideratë interesin e elektoratit. Gjërat u bënë edhe më komplekse për shkak të mungesës së një Gjykate Kushtetuese dhe një Gjykate të Lartë funksionale, ku e para është i vetmi organ i mandatuar për të vendosur në lidhje me kushtetueshmërinë e dekreteve të Presidentit”, – thuhet në letrën e firmosur nga Fatmir Mediu, Agron Duka dhe Endrit Braimllari.

Por Partia Demokratike si udhëheqësja e koalicionit opozitar, nuk pranoi që të paraqiste kërkesën për regjistrim për zgjedhjet e 13 tetorit. Disa ditë më pas, PD mbajti një deklaratë ku dënonte aktin e KQZ-së për mos zbatimin e dekretit të presidentit për zgjedhjet e 13 tetorit.

Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri nisur nga paraqitja e kësaj letre thirri mbledhjen për të realizuar regjistrimin, por katër anëtarët e majtë në këtë institucion refuzuan që të merrnin pjesë, duke u shprehur se janë me pushime. Mbledhja e 3 gushtit dështoi për shkak mungesës kuorumit të nevojshëm. Të katër anëtarët Biba, Skënderi, Jorgaqi dhe Bitri munguan në këtë mbledhje.

Më 27 qershor, presidenti Ilir Meta do të dilte në një konferencë për shtyp, ku do të deklaronte se kishte nxjerrë dekret për mbajtjen e zgjedhjeve lokale më 13 tetor, kjo për të arritur një kompromis dhe futur opozitën në zgjedhje. Por dekreti i presidentit, nuk pati fatin e botimit në Fletoren Zyrtare, pasi u bllokua nga qeveria.

Ndërsa Kuvendi miratoi një rezolutë ku i kërkonte KQZ-së që të zbatonte dekretin për mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor, pasi dekreti për anulimin e procesit ishte një vendim antikushtetues nga ana e kreut të shtetit.

Presidentit iu rrëzua edhe data 13 tetor, edhe pse shprehej se nëse nuk mbahen zgjedhje të reja lokale, sipas standardeve, Shqipëria mund të rrezikojë edhe procesin e integrimit nw BE. Meta do të deklaronte se ishte i gatshëm që të nxirrte një dekret të ri, duke rishikuar 13 tetori, me qëllim që palët të bien dakord mes tyre.

Por konsensusi politik duket se është i largët, pasi mazhoranca e ka “betonuar” 30 qershorin dhe se çështja e zgjedhje lokale për mazhorancën cilësohet një kapitull i mbyllur.(Gazeta Si) /l.m

Next Post
“Fëmijët e pavaksinuar nuk do pranohen në shkolla e kopshte”, Bino: Vendim për të rritur sigurinë shëndetësor

“Fëmijët e pavaksinuar nuk do pranohen në shkolla e kopshte”, Bino: Vendim për të rritur sigurinë shëndetësor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

February 9, 2026
Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

February 9, 2026
“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

February 9, 2026
‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

February 9, 2026
Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

February 9, 2026
“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

February 9, 2026
Viktimat në Ukrainë nga lufta, raporti i OKB: Më shumë se 2,500 civilë të vrarë vetëm në 2025-ën, shkak përdorimi i armëve me..

Lufta në Ukrainë/ Koloneli: Kolapsi ekonomik mund ta ulë Rusinë në negociata

February 9, 2026
Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 9, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Dënojeni me vdekje lirinë!

February 9, 2026
Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In