Portieri spanjoll, Iker Casillas ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore pasi pësoi atak në zemër.
Në një postim në Twitter, ish-kapiteni i Real Madrid qetësoi fansat duke thënë se është në gjendje të qëndrueshme dhe nënë vëzhgimin e mjekëve.
Casillas shkroi se u frikësua shumë por shtoi se vazhdon të qëndrojë i fortë.
Portieri pësoi atak në zemër mëngjesin e së mërkurës ndërsa po stërvitej me klubin e tij të Portos.
“Casillas është mirë, në gjendje të qëndrueshme dhe problemi i zemrës është zgjidhur,”-shtoi klubi Portos.
g.kosovari