Nga e marta e 5 janarit 2021 Vitore Tusha nuk do të jetë më në krye të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, një post që e mbajti vetëm për pak muaj kur u largua Ardian Dvorani.
Prej vitit 2019 ky këshill ka përzgjedhur 6 gjyqtarët e rinj kushtetues që më në fund në përmbyllje të 2020-ës e bënë atë funksionale.
Sipas ligjit, KED me 9 anëtarë, riformatohet çdo vit duke nisur me trupën e re nga 5 janari. Shorti i hedhur në presidencë më 4 dhjetor 2020 e la Tushën jashtë KED, informon shqiptarja.com.
Anëtarët e rinj të KED janë Marsida Xhaferllari dhe Elsa Toska, ndërsa anëtar zëvendësues nga gjykata Kushtetuese u zgjodh Fiona Papajorgji.
Nga Gjykata e Lartë anëtarë do të jetë Ervin Pupe, ndërsa Ilir Panda u zgjodh anëtar zëvendësues. Pupe pritet të marrë edhe drejtimin e KED përgjatë vitit 2021, si gjyqtari më i vjetër.
Përfaqësues i prokurorisë së Përgjithshme u zgjodh Adnan Xholi, aktualisht drejtues në prokurorinë e përgjithshme. Gjykata e Apelit do të përfaqësohet nga gjyqtarët Astrit Kalaja dhe Elona Toro dhe prokuroria e Apelit nga Gjon Fusha dhe Genti Xholi.
Rilinda Selimi do të jetë përfaqësuesja e gjykatës Administrative në KED, e cila nga 5 Janar do të mbajë mbledhjen e konstituimit për një mandat deri më 31 dhjetor 2021.
Pjesë e KED ishte edhe ish kryeprokurorja Arta Marku e cila përgjatë 2021 nuk do të jetë më.
Këshilli i Emërimeve në drejtësi kontrollon, interviston, pikëzon e rendit listën e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese të cilën më pas ja përcjellë presidentit dhe parlamentit për emërim.
Aktualisht Gjykatës Kushtetuese me në total i mungojnë 3 anëtarë që duhet të vijnë nga radhët e Gjykatës së Lartë, pasi Vitore Tusha ka vite e vite qe qendron ne kete institucion me mandat te skaduar!
Me këmbë të mbarë.
Marrtë me vehte edhe Ilir Metën me Co.
Keta antar te kushtetues jan gjykatësit me pak te kuar e te perkedhelur it nga Berisha e Meta po jo qelibar