• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ikën ‘vala afrikane’ nga Shqipëria/ Sinoptikania: Sonte natën do ta ndiejmë freskinë, fundjava ideale për plazh

by Java News
24/06/2021 18:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas ditëve të nxehta me temperaturave përvëluese, sinoptikanët kanë lajme të mira, pasi moti pritet të ndryshojë, duke u rikthyer në vlerat normale të temperaturave të qershorit.

Sinoptikania Lajda Porja tha se edhe pse sot pritej të ishte dita më e nxehtë e këtij episodi, lëvizja e erës ka bërë që ajri të qarkullojë më shumë dhe të mos ndihet njësoj si një ditë më parë.

“Me temperatura të larta pritet që të thyhet rekordi i këtij episodi në qarkun e Elbasanit, ku Cërriku ka shënuar 41.3 gradë. Në fakt sot pritet të arrihet vlera 42 gradë.

Dje në kryeqytet dje 39.6 gradë, sot presim afërsisht 40 gradë. Temperaturat më të larta në qarkun e Elbasanit dhe po ashtu janë regjistruar në Urën Vajgurore, Berat, Kuçovë dhe Gjirokastër, por jo më shumë se 42 gradë dhe nuk e thyejnë rekordin e 2015 me 43.4 gradë që është shënuar në qytetin e Gjirokastrës. Mbrëmë gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka qenë pak më freskët.

Kemi pasur një forcim të parametrit të erës, gjë që ka sjellë qarkullimin e ajrit. Kemi një rritje të papërfillshme në disa zona të temperaturave nga dje, por kemi pasur një forcim të erës, që do na shoqërojë sot pasdite, e cila është me shpejtësi më të madhe se dje dhe që sjell që ajri të qarkullojë më shumë dhe të marrim pak më lehtësisht frymë.

Lagështira ka qenë shumë problematike.

Masat e ajrit kanë qenë të pajisura më lagështirë, vijon 40-50%. Tirana karakterizohet nga lagështira. Nëse do vëmë re, në qiell ka filluar të qartësohet pak, duke larguar atë renë e Saharasë”, tha sinoptikania për News24.

Ajo tregoi se gjatë natës do të ketë freskim të motit me disa gradë dhe se fundjava është ideale për plazh.

“Nesër do ketë një rënie duke nisur nga veriu dhe të shtunën dhe të dielën në gjithë vendin dhe temperaturat do jenë jo më të larta se 36 gradë. Lagështira prezente dhe në fundjavë.

Duke nisur që sonte gjatë natës do ta ndiejmë freskinë. Këto masa ajrore largohen nga zona veriore dhe më pas nga pjesa tjetër e territorit drejt gadishullit Iberik. Nuk parashikohet të ketë reshje. Fundjava do jetë ideale për plazh. Një mot shumë më i favorshëm, në vlerën 33-34, do ketë një erë dhe një det pak të trazuar. Nuk parashikohet të ketë reshje në territor deri në fund të qershorit. Java e ardhshme do sjellë sërish rritje të lehtë të temperaturave deri në 38 gradë.

Në ditët e para të korrikut do ketë një qarkullim të këtyre masave drejt gadishullit skandinav”, tha sinoptikania Lajda Porja./m.j

Next Post
Apeli i Merkel pas takimit me Putin: Palët të mbështesin marrëveshjen bërthamore me Iranin

Merkel i kërkoi takim/ Putin: Jam gjithmonë gati!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

February 14, 2026
Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

February 14, 2026
Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

February 14, 2026
“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

February 14, 2026
“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

February 14, 2026
Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

February 14, 2026
Lista Basha, një ëndërr e keqe pranvere

Bojkot lara-lara, të ftojnë në Uashington, të lenë pas dere në Mynih!

February 14, 2026
Gripi arrin pikun në Shqipëri, rreth 16 mijë raste vetëm gjatë javës së fundit

“Mund të zgjasë deri në mars”/ Gripi nuk tërhiqet, mjekët apel për kujdes: Këtë javë u raportuan mbi 15 mijë raste

February 14, 2026
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

February 14, 2026
Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In