Një i ri nga Tiranë ka tentuar vetëvrasjen në shtëpinë e gjyshërve në Durrës.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, në fshatin Koxhas.
Një 22 vjeçar me inicialet A.K. 22 vjeç ka tentuar vetëvrasjen duke pirë fotoksinë.
Mësohet se kjo gjë është konstatuar në kohë nga ana e familjarëve dhe më pas është bërë i mundur dërgimi i tij në urgjencën e spitalit të Durrësit.
Aktualisht, mësohet se ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë kanë nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e ngjarjes dhe shkaqet që e çuan të riun drejt aktit të rëndë të vetëflijimit./a.ç