Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka emëruar në detyrën e zëdhënëses së Partisë, Dr.Ina Zhupa.
Ina Zhupa është doktore e shkencave në Shkencat Politike, me një studim mbi demokratizimin dhe vlerat e shoqërisë shqiptare. Ka kryer një master në Teori Politike në Universitetin La Sapienza në Romë dhe zotëron 5 gjuhë të huaja.
PD njofton se Zhupa është anëtare e Këshillit Kombëtar dhe kordinatore kombëtare në Partinë Demokratike.
Ajo është pedagoge për shkencat politike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Zhupa zevendeson keshtu Otjela Nebiajn.