• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ikën me pushime në Serbi dhe i lë çelësin shoqes së ngushtë/ Gruas nga Tirana i vjedhin 150 mijë euro bizhuteri dhe diamantë

by Java News
01/03/2021 12:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përpara se të largohej pak dite me pushime në Serbi, D. S 34 vjeçe, i la çelësin e shtëpisë pastrueses që ajo ta rregullonte dhe dezinfektonte. Por kur pastruesja ka hyrë në shtëpi, ka gjetur një rrëmujë aq të dyshimtë dhe me sende përtokë sa menjëherë ka dyshuar se kjo nuk ishte papastërti. Por që dikush tjetër kishte hyrë para saj në shtëpi.

Ndaj dhe i ka shkruar D.S. “Dyshoj që në banesë kanë qenë hajdutët para meje sepse çdo gjë është hedhur për tokë” i shkroi 43 vjeçarja shtetases D.S. e cila menjëherë i është përgjigjur “të lutem shko tek sirtarët dhe kontrollo se mos më kanë vjedhur bizhuteritë prej diamanti”.

Dhe meraku i të zonjës së shtëpisë nuk rezultoi i kotë. Hajduti kishte bastisur gjithçka dhe konkretisht dy byzylykë diamanti me vlerë nga 8 mijë euro, një orë e markës Ademars me vlerë 27 mijë euro, nëntë varëse diamanti me vlerë të përafërt 25 mijë euro, 13 unaza diamanti me vlerë 30 mijë euro dhe një palë vathë me vlerë shtatë mijë euro dhe bizhuteri të tjerë me vlerë 6 mijë të treja.

Hajduti ka vjedhur po ashtu pesë monedha ari, kopsa floriri, byzylykë të katër fëmijëve të çiftit, varëse diamanti të tyre me një arush me vlerë dhjetë mijë euro dhe një unazë e bashkëshortit me vlerë 1 mijë euro”.

Policia tregon se e zonja e shtëpisë veç pastrueses ja kishte lënë çelësin e banesës vetëm një personi jashtë familjes që është shoqja e saj e ngushtë. Sidoqoftë policia e pyet gruan:

Agjenti: A keni dyshime konkrete?

Gruaja: Dyshim konkret nuk kam, por banesa ka kamera sigurie gjithandej. Çelësin ja kam lënë shoqes sime me inicialet D.B

Agjenti: A mund t’na tregoni shenjat dalluese të bizhuterive?

Gruaja: Njëra nga vareset ka një arush. Ora ka një rrip të bardhë.

Agjenti: Si u njoftuat për vjedhjen?

Gruaja: Në orën 12:45 më njoftoi pastruesja e shtëpisë V.K dhe më tha që pa rrëmujë në shtëpi. I thashë shko dhe kontrollo sirtarin. Më pas në banesë vajti babai dhe kontrolloi sirtarin dhe më tha që janë vjedhur të gjitha. Shtëpia ka tre çelësa, një unë,një im shoq dhe një shoqja ime.

Çfarë thotë pastruesja?

Policia ka marrë në pyetje edhe pastrueses me inicialet V.K, gruaja ka shkuar sipas burimeve së bashku me të motrën, të cilës i ka kërkuar që ta ndihmonte për punët e shtëpisë të çiftit të pasur.

“Isha e sëmurë dhe ju luta motrës që të vinte t’më ndihmonte, nisem punët një ditë më parë, e sistemuam disi dhe shkuam dhe ditën e mëpasshme. Por sapo hymë ditën e dytë gjetëm rrëmujë. I thashë motrës që dikush duhet të ketë qenë mbrëmjen e kaluar dhe duhet të kishte fjetur aty”.

Bëhet me dije se të dyja gratë kanë njoftuar në whatsapp të zonjën e shtëpisë për dyshimet e tyre dhe që më pas janë bërë shkak për të konstatuar super vjedhjen./ Gazeta “SI”

g.kosovari

Next Post
Arrestohet ish-presidenti Bartomeu, policia hyn në zyrat e Barcelonës

Arrestohet ish-presidenti Bartomeu, policia hyn në zyrat e Barcelonës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Energjia, privatët “mposhtin” shtetin, rritet në 11% pesha e fotovoltaikëve

Energjia, privatët “mposhtin” shtetin, rritet në 11% pesha e fotovoltaikëve

April 10, 2026

Në 5 vjet: 22.1% rritja e çmimeve, 51.4% rritja e pagave, 24% rritja e pensioneve

April 10, 2026
Nuk u mbijetoi dot plagëve, ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm i Iranit

Nuk u mbijetoi dot plagëve, ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm i Iranit

April 10, 2026
Me pistoletë dhe kokainë, kapet në hotelin ku qëndronte 42-vjeçari në Mamurras

Me pistoletë dhe kokainë, kapet në hotelin ku qëndronte 42-vjeçari në Mamurras

April 10, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Trump: Mënyra si Irani trajton Ngushticën e Hormuzit, nuk është marrëveshja që kemi

April 10, 2026
Investitorët ndërkombëtarë që largohen nga Dubai, po blejnë prona në Sarandë e Vlorë

Investitorët ndërkombëtarë që largohen nga Dubai, po blejnë prona në Sarandë e Vlorë

April 10, 2026
Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat maksimale 21 gradë

April 10, 2026
“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In