• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ikën kreu i Galerisë së Arteve, Shabani: Më mbaroi mandati

by A R
05/10/2017 12:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Artan Shabani nuk do të jetë më drejtor në Galerinë Kombëtare të Arteve.

Pritet që në Galerinë Kombëtare të jetë një drejtor i ri, sepse Ministria e Kulturës ka shpallur konkursin për pozicionin e drejtorit në këtë institucion.

I kontaktuar me telefon nga Report TV, Artan Shabani u përgjigj se “kam dijeni për vendimin, dhe ky vendim vjen se mbarova mandatin 4 –vjeçar”.

Shabani është emëruar në vitin 2013 në krye të galerisë së arteve, si zgjedhje e vetë kryeministrit Edi Rama, ashtu siç përzgjodhi edhe koreografinë njohur Iilir Kerni ne krye te Teatrit të operës dhe baletit.

Sipas burimeve për Report Tv, bëhet me dije se Artan Shabani nuk do të rikandidoj sërish në këtë pozicion.

Ndërsa Ilir Kerni dha dorëheqjen dy vjet më parë, Shabani e drejtoi Galerinë Kombëtare deri në fund të mandatit katërvjeçar.

Shabani jetonte dhe zhvillonte karrierën artistike në Itali, duke marrë pjesë në ekspozita e bienale ndërkombëtare. Ai u kthye nga Italia në Shqipëri së bashku me familjen.

Kthimi i tij ishte pikërisht për marrjen e postit të drejtorit në Galerinë Kombëtare të Arteve, premtimi për të cilin iu bë publikisht nga kryeministri në një aktivitete ndërkombëtar në Tiranë.

Në vendimin e Ministrisë së Kulturës të shpallur në faqen zyrtare, konkretisht shkruhet se “Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003 “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”, Ministria e Kulturës shpall konkursin për pozicionin:

Drejtor, në Galerinë Kombëtare të Arteve – Kategoria e pagës II-b.

Përshkrimi përgjithësues i punës për këtë pozicion:

Përgjigjet mbi hartimin dhe realizimin e politikave të artit pamor, si dhe për sigurimin e mbarëvajtjes së aktivitetit të Galerisë Kombëtare të Arteve, në kuadër të praktikave dhe menaxhimit, me qëllim që të mund të përmbushet misioni i Ministrisë, në fushën e galerive dhe ekspozitave.

Promovimi i veprave më të mira të artit pamor shqiptar të traditës dhe atij bashkëkohor kombëtar e ndërkombëtar, nëpërmjet grumbullimit, koleksionimit, konservimit, dokumentimit, studimit, restaurimit, ekspozimit dhe propagandimit të zhvillimit të vlerave të trashëgimisë kulturore.”

Më tej në vendimin e MK janë saktësuar edhe kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e konkurrimit publik./s.m.

Next Post
A do e nxjerrë garda Bashën me forcë nga salla?

"Nuk janë burra këta socialistët, s'e kemi frikë Gardën"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

April 3, 2026
Avion luftarak amerikan F-15E rrëzohet mbi Iran, nis operacion urgjent shpëtimi për ekuipazhin

Avion luftarak amerikan F-15E rrëzohet mbi Iran, nis operacion urgjent shpëtimi për ekuipazhin

April 3, 2026
Seanca në Administrative, Ndreca: A është Ols Dado prokuror apo jo? Këtë duam të dimë

Seanca në Administrative, Ndreca: A është Ols Dado prokuror apo jo? Këtë duam të dimë

April 3, 2026
Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

April 3, 2026
Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, detajet e para

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, detajet e para

April 3, 2026
Tragjedi në Durrës! Humb jetën në shkollë 17-vjeçari, dyshohet arrest kardiak

Tragjedi në Durrës! Humb jetën në shkollë 17-vjeçari, dyshohet arrest kardiak

April 3, 2026
Sherr në Vlorë/ Përleshen disa persona, humb jetën 63-vjeçari

Sherr në Vlorë/ Përleshen disa persona, humb jetën 63-vjeçari

April 3, 2026
Prilli sjell surpriza për këto 5 shenja të zodiakut: Mund të gjejnë dashurinë këtë muaj

Prilli sjell surpriza për këto 5 shenja të zodiakut: Mund të gjejnë dashurinë këtë muaj

April 3, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani lejon një anije franceze për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani lejon një anije franceze për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

April 3, 2026
Ndërron jetë në QSUT një i paraburgosur

Ndërron jetë në QSUT një i paraburgosur

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In