• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ikën Evi Kokalari, PD mbetet pa u binjakëzuar me Republikanët, Bashës i ngelet viza amerikane! Mister fati i Trump

by A R
11/01/2022 13:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka zgjatur rreth tre muaj aventura e Evi Kokalarit në Shqipëri, teksa sot ka njoftuar tërheqjen drejt SHBA-ve duke e lënë batall Sali Berishën dhe shokët e tjerë që bëri këtu. Siç thotë edhe vetë, Kokalari po largohet për t’iu përkushtuar jetës private që ka lënë komplet pas dore, një sakrificë kjo tepër e madhe për disa njerëz që s’i njihte gjer në shtator. Por, ajo ka lënë një shteg hapur duke u shprehur se do të vijojë të kontribuojë me opinione dhe analiza në rrjete sociale. Pak a shumë një lloj pune që e bëjnë të gjithë shqiptarët në Facebook.

Por largimi i zonjës Kokalari nga Komisioni i Rithemelimit të PD nuk përbën mister, pasi dita-ditës ajo po i mungonte axhendës së Berishës. E pra, ky largim më tepër sesa mister është një ‘humbje e madhe’ për PD-në kur mendon zotimet e saj nëpër ‘Foltore’. Fjala bie, Kokalari s’la qytet pa u betuar se çështjen e Lulzim Bashës do ta çonte në Kongres dhe sa të ishte ajo gjallë, ai nuk do të merrte kurrë vizë amerikane.

Së dyti, e kush mund ta harrojë premtimin për modernizimin e Partisë së Berishës, që ajo do ta binjakëzonte me atë Republikane të SHBA? Madje ajo është i vetmi person që ka deklaruar se e ka parë tashmë ‘Kushtetutën e re të PD’ dhe është identike me atë të Partisë Republikane Amerikane.

Përtej të gjithë këtij grotesku që na dhuroi, ajo po lë pas edhe ca rrëmuja të vogla. Të mos harrojmë se në tre muaj nuk la studio pa u ankuar se po e ofendonte kushdo që mendonte kundër. Në disa raste hapi edhe gjyqe ndaj deputetëve të PD-së për shpifje. Një deputeteje i përmendi divorcin për ta denigruar, e derisa mbërriti në derën e PD-së duke i rënë me shkelm. Pas aty hasi në ‘hundlesh’, iu hakërrye gazetarëve se po i rrezikonin jetën me kamerat që mund t’i binin mbi kokë.

Kjo është ‘humbja e madhe’ për PD-në, që premtoi si fillim fitoren e Trumpit në 2024 dhe heqjen e non-gratas së Berishës më pas. Një histori si e kllounit Otto Ëitte, që kur mori vesh së shqiptarët kishin mbetur pa zot, veshi një uniformë dhe erdhi bëri 5 ditë qejf si mbret i shqiptarëve. Pastaj kur e njohën, iku e iu kthye jetës si klloun në Vjenë.

/JavaNews/ A.Rada

Next Post
Zbardhet letra e edukatores së arrestuar për vdekjen e 3-vjeçarit: Jam shumë e ngarkuar psikologjikisht…

Zbardhet letra e edukatores së arrestuar për vdekjen e 3-vjeçarit: Jam shumë e ngarkuar psikologjikisht…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In