• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Igli Tare: Trajneri Reja është zgjedhja e duhur, Shqipëria mund të dalë në vendin e dytë

by Java News
06/06/2019 16:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare është një nga njohësit më të mirë të trajnerit aktual të Kombëtares kuqezi, nisur edhe nga fakti i bashkëpunimit me të te lacialët vite më parë.

Në këtë ndryshim të pankinës shqiptare, Tare ka qenë për Edoardo “Edy” Rejën një nga këshilluesit kryesorë dhe, si i tillë, ai e cilëson zgjedhjen e italianit si lëvizjen e duhur të bërë nga Federata shqiptare e Futbollit.

“Edi Reja është njeriu i duhur, në vendin e duhur dhe në momentin e duhur. Por, çdo gjë është e lidhur me rezultatet, kështu që Kombëtares shqiptare që është e ndërtuar me një përzierje lojtarësh, me eksperiencë dhe shumë të rinj, eksperienca e tij do të jetë ndoshta çelësi i suksesit për dy vitet e ardhshme”, tha Igli Tare.

Për këdo që ka dilema rreth moshës 73-vjeçare të Edy Rejës, Igli Tare ka një shpjegim.

“Mosha është thjesht një numër. Ai është një 73-vjeçar që bën jetën e një 40-vjeçari, shumë energjik dhe i pëlqejnë sfidat. Kam folur gjatë me të, i kam dhënë mendimin tim për ekipin dhe besoj se me kualitetet që janë, kjo skuadër mund të luftojë për vendin e dytë apo të tretin në grup”, tha Igli Tare.

Si një futbollist i lindur dhe i rritur te Partizani, sigurisht që rikthimi i titullit pas 26 vitesh te “të kuqtë” ka qenë një lajm i gëzueshëm për Igli Taren.

“Fitimi i kampionatit nga Partizani është një gjë shumë e mirë për futbollin në Shqipëri. Gega ka qenë edhe një ish-kolegu im në skuadër, puna e bërë prej tij ka qenë me të vërtetë për t’u admiruar. Por, mbi të gjitha diferencën e ka bërë mirëorganizimi i strukturës së klubit, me figurat e duhura, sepse Olsi Rama është një drejtor i ri, ka një karakter që është shumë i domosdoshëm për futbollin shqiptar, sepse është njeri i qetë”, tha Tare.

Ndërkohë, në aspektin personal Igli Tare është për të disatin vit drejtori sportiv më i kërkuar në Itali. Së fundmi, emri i tij është lakuar nga drejtuesit e rinj të Milanit, të cilët e vlerësojnë shumë e po bëjnë përpjekjet maksimale për ta pasur në gjirin e tyre.

“Janë gjëra pozitive në një aspekt, deri në një moment të dytë. Duhet të dish edhe t’i menaxhosh mirë. Por ajo që është më kryesorja, është se jam në një klub të madh dhe në një ambient shumë familjar. Sa i përket të nesërmes, nuk mund ta parashikoj. Unë e quaj Lazion një klub shumë të madh, por si profesionistë, gjithçka mund të ndodhë në botën tonë”, tha Igli Tare.

Intervista e Plotë

Rezultatet e Lazio nuk kanë qenë atje ku dëshironit. Cila është vështirësia më e madhe në menaxhimin e një skuadre gjatë sezonit, apo tani në presionin e merkatos?
Igli Tare: Tani është periudha më e vështirë, për të përgatitur një sezon futbollistik. Kur skuadra është në periudhën e pushimeve është detyra e Drejtorit që të merret me përgatitjen e sezonit që vjen, me shit-blerjen e lojtarëve dhe mbi të gjitha për të krijuar onigramën e duhur për ta nisur sezonin në mënyrën e duhur.

Ndërkohë që shumë lojtarë dhe trajnerë përmenden në merkato, është përmendur edhe emri juaj. Si një nga personazhet më të kërkuara në Itali. Së fundmi edhe Milani. 
Igli Tare: Kjo është pjesë e profesionit tonë, duhet ruajtur një ekuilibër. Janë gjera pozitive deri në një aspekt të dytë. Duhet të dish t’i menaxhosh mirë. Ajo çfarë është kryesorja është se unë jam në një klub të madh dhe në një ambient shumë familjar, e rëndësishme për të patur rezultate pozitive.

Zgjedhja juaj është e përkohshme, apo i jeni përkushtuar Lazios dhe çfarëdo klubi i madh, qoftë edhe Milani, nuk ju tundojnë?
Igli Tare: Nuk ka ta bëjë me dëshirën time, nuk mund të shikoj përpara duke parashikuar të ardhmen. Ajo çfarë është e rëndësishme është momenti i tanishëm dhe të jemi i lumtur e të ndjehem mirë.Për të pasur sukses në fushën time është se duhet të kesh entuziazmin e duhur dhe të jesh i rrethuar në një ambient pozitiv. Kjo është një nga ato gjerat kryesore që krijon pastaj edhe suksesin. Përsa i përket të nesërmes nuk mund ta parashikoj, sepse unë e quaj Lazion, një klub shumë të madh. Por duke qenë se jam një profesionist, gjithçka mund të ndodhë në botën tonë.

Deri më tani kanë qenë vetëm zëra merkatoje, apo ka pasur ofertë konkrete?
Igli Tare: Nuk mund të vijoj të flas më tepër për gjera që jam munduar t’i shpjegoi më qartë më herët

Rinovimi i Inzaghit. Sa e vështirë është të bindësh një trajner ta bindësh të qëndrojë pas disa sezonesh?
Nuk është çështje për ta bindur apo jo. Është çështje raporti, prespektivash që mund t’i ofrohen trajnerit. Inzaghi është një nga personazhet që ka shkruar historinë e Lazios, është një histori 20-vjeçare që ai është i lidhur me këtë klub. Nga një anë është e thjeshtë për ta bindur, nga ana e tjetër ka nevojë të jetë i bindur për projektin që i krijon klubi dhe duhet të bëjë atë analizën e vet. Pas një periudhe reflektimi gati 2 javëshe, arritëm që djhe ta konkretizonim rinovimin e kontratës edhe për 2 sezonet e ardhshme. Besoj se cikli i tij me Lazion nuk është i mbyllur akoma.

Kur kujtojmë Lazion, kemi edhe trajnerin aktual të kombëtares , Edi Rejan, ish-trajner i Lazios. Ju keni punuat me të, mund të na tregoni diçka rreth tij.
Igli Tare: Besoj se është njeriu i duhur në vendin e duhur, në momentin e duhur. Zgjedhja që ka bërë kombëtarja shqiptare besoj se është e duhura. Por çdo gjë është e lidhur me rezultatet, duhet të jenë ato që duhet të japin edhe atij mbështetjen për ta konfirmuar atë çfarë unë thashë. Eksperinaca e madhe që ai ka, mënyra për të trajtuar momentet negative në një skuadër, besoj se brenda kontekstit të kombëtares shqiptare që është e ndërtuar me një miks lojtarësh me eksperiencë dhe shumë të rinj, eksperienca e tij do të jetë ndoshta e çelësi i suksesit për dy vitet e ardhshme.

Në deklaratat e tij të para ka treguar se ka pasur edhe një kontakt me ju. Madje ka bërë edhe një batutë se nga ju ka marrë vetëm të mirat për sa i përket Shqipërisë, mund të na thoni diçka?
Është normale, sepse është ai entuziazmi kur bëhet fjalë për kombëtaren shqiptare. Por kam folur gjatë me të ku i kam shpjeguar skuadrën, ose i kam dhënë mendimet e mia për individët e kësaj skuadre dhe për perspektivën që ka kjo kombëtare. Jam i bidnur se ekperienca e madhe që ai ka do të bëjë diferencën.

Çfarë nuk ka funksionuar deri në këto momente, nën drejtimin e Pannucit, i cili ishte një trajner i ri? 
Igli Tare: Nuk mund të quhet një trajner i ri, apo i vjetër. Ajo që është më e rëndësishme është se çfarë fryme sjell një trajner në një skuadër. Ndoshta fryma që solli Pannuci në kombëtare nuk ishte ajo e duhura për të ndezur atë shkëndijë të duhur pas një Evropiani të suksesshëm. Fakti që trashëgoi një skuadër pas një suksesi historik dhe tranzicioni nag një skuadër në një tjetër duhet të ishte i shoqëruar edhe nëpërmjet disa rezultateve pozitive që ai nuk i pati dhe kjo e bën akoma edhe më tragjike qëndrimin e tij në kombëtaren shqiptare. Besoj se zgjedhja e bërë për ta larguar nga skuadra ishte e duhura dhe duhet t’i jepet kohë skuadrës për të gjetur ato ekuilibra të duhur. Besoj se ato kualitete që janë, janë të mjaftueshme për një skuadër, për të luftuar të paktën për vendin e dytë ose të tretë.

Formimi i përfaqësues të Kosovës ka sjellë një lloj tkurrje për zgjedhjen e elementëve. Çfarë i mungon kombëtares kuqezi?
Igli Tare: Nuk e shoh si prishje pune, Kosova tashmë është një realitet i njohur dhe duhet pranuar nga të gjithë. Kosova ka një shembull shumë të mirë, sepse kalimi nga trajneri i parë në të dytin, me zviceranin, i cili është një trajner me shumë eksperiencë. Ka gërshetuar shumë mirë individualitetin me talentin e përvojën e disa lojtarëve. Ka krijuar një entuziazëm shumë të madh, kjo është për t’u përshëndetur dhe për t’u admiruar. Por nga ana tjetër çdo e keq e ka një të mirë. Për kombëtaren shqiptare do të hapet një punë shumë e madhe, mbi të gjitha përsa i përket futbollit në Shqipëri, investimi për infrastrukturën e klubeve do të ishte çelësi si suksesit për të ardhmen. Gjeneratat e reja me kalimin e 2-3 viteve do të japin një skuadër më të formuar. Por me afrimet e reja kjo gjë mund të jetë edhe më e përshpejtuar.

Edi Reja ka një kontratë vetëm 6-mujore. A e shihni si një zgjidhje të mirë? Sepse mosha e Rejas shihet si e diskutueshme pasi bëhet fjalë për një trajner 73-vjeçare.
Igli Tare: Ka pasur trajnerë në botë që në moshë edhe më të madhe se Reja kanë pasur sukses shumë të madh. Mosha është thjesht një numër, unë e njoh shumë mirë. Ai është një 73-vjeçar që bën jetën e një 40-vjeçari, kështu që shumë energji. Është një njeri që i pëlqejnë sfidat. Por mbi të gjitha ka një eksperiencë që mund ta ndihmojë këtë skuadër. Zgjedhja për të firmosur një kontratë disa mujorëshe i jep një avantazh FSHF-së që të mos jetë e lidhur financiarisht me një trajner, e nga ana tjetër i jep mundësinë që të studiojë metodologjinë e Rejas në këto 6 ndeshje që ai ka si provë. Nëse do ketë një përmirësim të rezultatit nga fillimi deri në fund të kësaj kontrate besoj se janë edhe bazat për të bërë diçka edhe për një periudhë 2-vjeçare tjetër.

Duke mbetur tek kampionati shqiptar, këtë vit kanë ndodhur disa gjera që mund t’i quajmë të rralla. Partizani, ish-skuadra juaj, është shpallur kampion. Ndërkohë që Tirana luajti për mbijetesë. Mund të na anilzoni këto tre pika: Pra Partizani, Tirana dhe ndoshta një këshillë se si mund të funksionojë një klub në nivelin shqiptar.

Igli Tare: Fitimi i kampionatit nga Partizani është një gjë shumë e mirë për futbollin në Shqipëri, sepse është skuadra më e dashur në Shqipëri. jam rritur në atë klub, ky fakt me ka gëzuar edhe mua shumë. Gega ka qenë edhe një ish-kolegu im në skuadër, puna e bërë prej tij ka qenë me të vërtetë për t’u admiruar. Por, mbi të gjitha diferencën e ka bërë mirëorganizimi i strukturës së klubit, me figurat e duhura, sepse Olsi Rama është një drejtor i ri, ka një karakter që është shumë i domosdoshëm për futbollin shqiptar, sepse është njeri i qetë. Fakti që kanë krijuar edhe një klub të mirë brenda skuadrës është diçka shumë pozitive.(tch)/l.m

Next Post
Iku nga paraburgimi i Athinës, merr fund arratia e shqiptarit të tretë

Iku nga paraburgimi i Athinës, merr fund arratia e shqiptarit të tretë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

February 2, 2026
“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

February 2, 2026
Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

February 2, 2026
Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

February 2, 2026
“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

February 2, 2026
Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

February 2, 2026
“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

February 2, 2026
A do ia heqë Trump non gratën Berishës, po Ramës a do ia tregojë vendin?

“Marrëveshja PD-PS është mbyllur! Kjo që shohim është teatër…”

February 2, 2026
Luan Baçi para tubimit të opozitës: Bashkohuni dhe paraqisni shqetësimet tuaja! Foltorja do kthehet në ortek

Mbledhja e grupit të PD, Baçi: Pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, formale, por e domosdoshme

February 2, 2026
“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In