Njoftimi i klubit spanjoll i Real Sociedad mbrëmjen e djeshme për nënshkrimin me fantazistin spanjoll David Silva ka shtangur italianët e skuadrës së Lazios, të cilët kishin arritur marrëveshjen me futbollistin 34-vjeçar madje kishin prenotuar edhe vizitat mjekësore.
Silva u largua nga skuadra angleze e Manchester City pas 10 viteve sherbim, per çka ata thane se do të ndërtojnë një statujë të tij jashtë stadiumit Etihad.
Drejtori Sportiv i Lazios Igli Tare, nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij teksa ka kërkuar sqarime nga fantazisti spanjoll. Mes të tjera komenteve, ai tha se e respekton David Silva-n si futbollist, por aspak si njeri.
/e.rr