• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

IGJEO: Priten reshje intensive në Vlorë dhe Gjirokastër. Në fundjavë dëborë në Alpe, ulen temperaturat

by Os De
20/11/2025 14:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Situata e kushteve të motit mbetet shqetësuese. Pavarësisht reduktimit të reshjeve gjatë ditës së enjte, sipas specialistes së Institutit të Gjeoshkencave, Anira Gjoni, orët e vona të mbrëmjes do të rikthejnë sërish reshje intensive në disa qarqe. 

“Do të jenë qarqet e Vlorës dhe Gjirokastrës, ku pritet të kemi reshje intensive dhe lokalisht shkojnë deri në shumë intensive, ndërsa në qarqet Shkodër, Korçë dhe Berat priten që reshjet të jenë mesatare dhe lokalisht intensive. Në pjesën tjetër të qarqeve presim që reshjet të jenë mesatare. Në të gjitha qarqet do të jenë të shoqëruara me stuhira”, tha Anira Gjoni, specialiste e IGJEO. 

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, situata mbetet alarmante në Vjosë për shkak se reshjet do të vijojnë përgjatë gjithë ditës së premte. 

“Për shkak të reshjeve me intensitet të shtuar, në të dyja qarqet, Gjirokastrën dhe Vlorën, mbetet në rrezik të lartë. Sa i takon lumit të Vjosës, rrezikon daljen nga shtrati pasi prurjet dhe nivelet e tij janë në rritje të vazhdueshme. Gjithashtu problematik shfaq edhe lumi Seman dhe Shkumbin, ku për shkak të reshjeve të shtuara përgjatë këtyre tre ditëve shfaqin rrezikshmëri për rritjen e nivelit të tyre”. 

Sipas parashikimeve, në fundjavë ulen temperaturat duke sjellë reshje bore në veri. 

“Përgjatë fundjavës presim të kemi kalimin e një fronti të ftohtë në vendin tonë, i cili do të sjellë edhe uljen drastike të temperaturave, ku në zonat malore presim që të shkojnë deri në -3 gradë. Përgjatë mbrëmjes të së shtunës dhe mëngjesit të së dielës do të kemi prezencën e reshjeve të dëborës, por kjo do të jetë në zonat malore, në Alpe. Pra, në lartësi mbi 1,000 metra mbi nivelin e detit, ku mund të përmendim Thethin, gjithashtu edhe në veri-lindje të vendit”. 

Nga ana tjetër, për ekspertët, nëntori është muaji më i lagësht i vitit dhe në këtë muaj bie rreth 70% e reshjeve vjetore. 

“Prezenca e reshjeve të shiut përgjatë këtij nëntori është një sjellje normale e këtij muaji. Ajo çfarë ka qenë anormale, kemi patur mungesën e reshjeve“. 

Deri në mbyllje të muajit nëntor, reshjet e shiut do të jenë prezente në mbarë vendin, por me intensitet më të ulët. 

 

 

 

Next Post
Shqipëria përballet me Poloninë në Play Off, Sylvinho: Pres një kundërshtar ndryshe

Shqipëria përballet me Poloninë në Play Off, Sylvinho: Pres një kundërshtar ndryshe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spartak Ngjela: Berisha është në hall se i kanë sekuestruar pasuritë e familjes, në Perëndim do t’i kishin vënë prangat

Spartak Ngjela: Berisha është në hall se i kanë sekuestruar pasuritë e familjes, në Perëndim do t’i kishin vënë prangat

February 23, 2026
“Mund të lë futbollin…”, Neymar jep lajmin e keq për tifozët

“Mund të lë futbollin…”, Neymar jep lajmin e keq për tifozët

February 23, 2026
Iu zbuluan lidhjet me Jeffrey Epstein, arrestohet ish-ambasadori britanik në SHBA

Iu zbuluan lidhjet me Jeffrey Epstein, arrestohet ish-ambasadori britanik në SHBA

February 23, 2026
Deklarata e Ramës për liderët e UÇK-së në Bordin e Paqes, reagon Gjykata e Hagës

Deklarata e Ramës për liderët e UÇK-së në Bordin e Paqes, reagon Gjykata e Hagës

February 23, 2026
Programet e vetëpunësimit në Gjirokastër/ Turizmi dhe prodhimi, sektorët që kryesojnë investimet

Programet e vetëpunësimit në Gjirokastër/ Turizmi dhe prodhimi, sektorët që kryesojnë investimet

February 23, 2026
Takimi me Maznikun dhe Boçin, ambasadori i BE: Reforma territoriale të jetë gjithëpërfshirëse dhe transparente

Takimi me Maznikun dhe Boçin, ambasadori i BE: Reforma territoriale të jetë gjithëpërfshirëse dhe transparente

February 23, 2026
Çështja “Epstein”, çfarë rrezikon Donald Trump në Kongres

Vrasja e kreut të kartelit të drogës, Donald Trump mesazh Meksikës

February 23, 2026
Ministri Pirro Vengu, vizitë zyrtare në Hungari

Ministri Pirro Vengu, vizitë zyrtare në Hungari

February 23, 2026
Ndryshime në Gardën e Republikës/ Lëvizin disa drejtues, planifikohet ndryshimi i ligjit pas dështimit për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm

Ndryshime në Gardën e Republikës/ Lëvizin disa drejtues, planifikohet ndryshimi i ligjit pas dështimit për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm

February 23, 2026
Zhbllokohet rivlerësimi, Financat publikojnë udhëzimin e procedurave

Zhbllokohet rivlerësimi, Financat publikojnë udhëzimin e procedurave

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In