Ka ardhur një refuzim për Rita Orën dhe ky është fillimi. Bëhet fjalë për idenë e këngëtares shqiptare, Ora, e cila ka kërkuar që të së bashku me Iggy Azalea dhe disa këngëtare tjera të rikrijojnë hitin Lady Marmelada. Por, Iggy ka thënë se kjo nuk mund të realizohet dhe ka lutur mediat që mos ta lakojnë emrin e saj me këtë projekt, transmeton Telegrafi.
“Ju lutemi më lënë jashtë bisedës për Lady Marmalade. Unë nuk kam asgjë të bëjë idenë e Ritës. Më duhet ta lë të vetme. Faleminderit”, ka shkruar në Tëitter, Azalea. Rita ka propozuar që kënga Lady Marmelada të rikrijohet së bashku me Iggy, Miley Cyrus and Charli XCX. Kujtojmë se për herë të parë këtë hit botëror të rikrijuar e ka sjellë Christina Aguilera, Lil’ Kim, Mya, Pink and Missy Elliott.