Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, pas takimit te zhvilluar kete paradite me kreun e PD-se, Lulzim Basha, teksa theksoi se e nesermja do te jete edhe dita e shpalosjes se programit me detyrat e qeverise tranzitore, ka treguar perse nuk ishte i pranishem në takimin e aleatëve të PD-së me presidentin Ilir Meta.
Pyetur nga mediat per kete mungese, Idrizi ka thene shkurt: “Ne kemi një marrëveshje me PD-në por cdo forcë politike dhe grupim ka të drejtën e vet të japë kontributin e vet në zgjidhjen e krizës. Nuk kemi pasur nevojë, përveç aleancës me PD-në të potencojmë apo të kemi mundësira të tjera të bëhemi pjesë e opozitës së bashkuar. ”
Sipas Idrizit, opozita e bashkuar do te dale me platformë të përbashkët për zgjedhje të lira, të ndershme dhe të barabarta dhe platformë për programin elektoral.










