• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Idrizi sulmon Metën: Edhe grekët janë habitur me qëndrimin tuaj për çështjen çame

by A R
13/10/2016 12:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çështja çame është rikthyer në qendër të vëmendjes pas vizitës së kryeparlamentarit Ilir Meta në Greqi. Kryetari i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi ka kritikuar sërish Metën nga foltorja e parlamentit, mbi qëndrimin e mbajtur nga kryeparlamentari gjatë vizitës në shtetin helen.

“I them kryetarit Meta, unë kuptoj shumë nga politika, besoj te kompromisi, aleancat fluide dhe llogaritë elektorale, por në politikë ka detyrime. Rezoluta e këtushme për shqiptarët e Çamërisë, është e detyrueshme, e të sotmes. Në Athinë për ju dhe kolegët ishte detyrim rezoluta e shqiptarëve të Çamërisë. Unë nuk fsheh habinë për gjuhën që zgjodhet në Athinë, se një ditë pasi mikëpritësi juaj shpalli armik të klasës komisionerin Hahn, shpresoja të shihja atje kryeministrin e 1999 kur vizitonte Athinën, ose kreun e LSI kur mbështeste tubimet për çështjen çame, besoj janë habitur edhe grekët për harrimin e një çështjeje që se harrojnë shqiptarët. Ju thoni ta lëmë të shkuarën dhe të shohim të ardhmen. Askush nuk u ndje, as ju as kolegët që ju shoqëronin. Do të ishte e udhës të kërkonit barrën e shqiptarëve të Çamërisë”, tha Idrizi referuar deklaratave të metës në Athinë.

Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi dha edhe një deklaratë në lidhje me ndërtimin e varrezave të ushtarëve grekë.

“Nëse nuk lejohen ndërtimet e varrezave të shqiptarëve të rënë në Çamëri. Asnjë arkëmort grek nuk do të ketë në Shqipëri. Betohem solemnisht”, tha ai.

Ai tha më tej se kjo çështje duhet të jetë prioritet dhe në fokus të gjithë shqiptarëve. Idrizi tha se për këtë çështje shprehu mbështetje edhe BE.

“Çështja çame është çështje e ditës. Dhe këtë e kuptoi edhe Komisioni Evropian. Nuk do ishte e rehatshme që Evropa të vendoste kapakun e harresës. Familja evropiane ndërtohet në bazë të së vërtetës. Ne jemi gati të falim, por nuk jemi kurrë të gatshëm që të harrojmë. Çështja shqiptare është e gjithë kombit, të gjithë duhet të shkundemi për çështjen e shqiptarëve të Çamërisë. Falë zotit ne nuk jemi vetëm. Brukseli na dha mbështetje”, tha Idrizi.

/a.m.

 

Next Post
Mitrovica e Veriut ndërton universitet të ri

Mitrovica e Veriut ndërton universitet të ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja në Kavajë pas konfliktit për parkimin e makinës, bie në pranga autori i dyshuar

Vrasja në Kavajë pas konfliktit për parkimin e makinës, bie në pranga autori i dyshuar

February 22, 2026
Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

February 21, 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

February 21, 2026
Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

February 21, 2026
Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

February 21, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

February 21, 2026
Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

February 21, 2026
Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

February 21, 2026
Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

February 21, 2026
Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In