• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Idrizi: Ligji i Luftës që Greqia mban me Shqipërinë nuk u abrogua kurrë, u tentua 23 herë të hiqet! Ja çfarë fshihet pas

by Java News
06/02/2024 18:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Greqia vijon të mbajë në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë që nga nëntori i ftohtë të vitit 1940. Kreu i PDIU Shpëtim Idrizi në një intervistë në “Studio Live” në Report TV thotë se është tentuar 23 herë që të hiqet ligji por sipas tij nuk ka vullnet nga pala greke.

“Askush s’kishte menduar se 80 vjet pasi ka mbaru nga pikëpamja praktike lufta, Greqia e mban ende këtë ligj. Nuk ka pasur abrogim. Ka mungesë vullneti dhe dëshire nga pala greke për të hequr ligjin e luftës. Nuk shoh dhe konsistencë nga pala shqiptare. Nuk besoj se ka çështje tjetër më të rëndësishme sesa një ligj të tillë. Ka 23 herë që është tentuar në Greqi që ta heqin ligjin e luftës. Unë kam sfiduar duke thënë se Greqia nuk e heq ligjin e luftës”.

Në një intervistë me gazetarin Arbër Hitaj, Idrizi thotë se ligji i luftës nuk është abroguar asnjë here, ndërsa paralajmëroi se së shpejti do të ndërmarrë një fushatë për ta dëshmuar këtë me dokumenta.

“Së shpejti PDIU do ndërmarrë një fushatë me dokumenta të palës greke të padala ndonjëherë. Ligji i luftës me Shqipërinë nuk është abroguar ndonjëherë por qëndron në fuqi të plotë. Greqia e ka zgjidhur këtë gjë me Italinë, një pjesë të ligjit”.

Por cili është qëllimi pse mbahet ligji i luftës në fuqi? Sipas Idrizit kjo lidhet edhe me çështjen  pronave.

“Gjëja e parë që të preokupon në këtë rast ka të bëjë shumë më tepër se me çështjen e pronave. Është e patolerueshme e papranueshme që ky ligj qëndron në këmbë midis dy fqinjëve midis dy anëtarëve.”

Shqetësuese për kreun e PDIU është edhe fakti që Greqia nuk distancohet nga vorio-epiri.

“Nuk besoj se ka çështje më të rëndësishme që të akselerojë një ligj të tillë të rrezikshëm. Nuk e heq Greqia pa presionin tonë dhe të ndërkombëtarëve. Ne duhet ta prezantojmë këtë çështje sepse është një shoqëri e ndërtuar mbi basafonet e megalloidesë e mbarsur me idenë e vorio-epirit. Asnjë nga politika greke nuk distancohet nga çështja e vorio-epirit. Çdo diskutim me Greqinë, ligji i luftës duhet të jetë i pari”

Gjatë intervistës u ndal edhe te marrëveshja e Detit në 2009, të cilën e cilësoi të turpshme.

“Në 2009-2010 kur ne aspironim të bëheshim anëtar i NATo-s Greqia jo vetëm që vendosi veton po i kërkoi Shqipërisë të bënte marrëveshjen e ujërave. Një ambasador thoshte se Greqia për marrëveshjen i ka kërkuar Shqipërisë të mos informojë NATO, SHBA, BE. Kjo më shtyn të besoj se i ka bërë presion”./m.j

Next Post
Burg për tradhtinë bashkëshortore/ Braçe për ndryshimet në Kodin Penal: S’jemi Irani, por bigamia e poligamia duhen ndëshkuar

Burg për tradhtinë bashkëshortore/ Braçe për ndryshimet në Kodin Penal: S’jemi Irani, por bigamia e poligamia duhen ndëshkuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vinin baste sportive në disa ambiente në Lezhë, arrestohet 32-vjeçari, procedohet miku i tij

Vinin baste sportive në disa ambiente në Lezhë, arrestohet 32-vjeçari, procedohet miku i tij

January 25, 2026
“Më qesharaku në botë!”, Vuçiç reagon pas takimit mes eurodeputetëve dhe opozitës serbe

“Më qesharaku në botë!”, Vuçiç reagon pas takimit mes eurodeputetëve dhe opozitës serbe

January 25, 2026
Dy makina përplasen ‘kokë më kokë’ në rrugën “Egnatia”, tre persona përfundojnë në spitalin e Durrësit

Dy makina përplasen ‘kokë më kokë’ në rrugën “Egnatia”, tre persona përfundojnë në spitalin e Durrësit

January 25, 2026
Hoti kërkon karrigen e Abdixhikut: Do garoj për kryetar të LDK-së!

Hoti kërkon karrigen e Abdixhikut: Do garoj për kryetar të LDK-së!

January 25, 2026
Mbahet panairi i Shoqatës Kombëtare të Tregtarëve të Muzikës (NAMM) 2026

Mbahet panairi i Shoqatës Kombëtare të Tregtarëve të Muzikës (NAMM) 2026

January 25, 2026
”Time Magazine”: Deri në 30 mijë të vrarë gjatë trazirave në Iran

”Time Magazine”: Deri në 30 mijë të vrarë gjatë trazirave në Iran

January 25, 2026
Shpëtohen 255 klandestinë në Mesdhe

50 viktima nga një tjetër tragjedi në Mesdhe, vetëm një i mbijetuar

January 25, 2026
“Çfarë po bën, s’të vjen zor?”, gruaja e Petrit Ndout: E vranë duke mbrojtur tre të moshuar!

“Çfarë po bën, s’të vjen zor?”, gruaja e Petrit Ndout: E vranë duke mbrojtur tre të moshuar!

January 25, 2026
Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit për 7 ditë, preket edhe Shqipëria

Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit për 7 ditë, preket edhe Shqipëria

January 25, 2026
Kur maskat e zeza nuk janë superheronj: Trauma e një vajze 2-vjeçare në Minnesota

Kur maskat e zeza nuk janë superheronj: Trauma e një vajze 2-vjeçare në Minnesota

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In