Projekligji që parashikon ndryshime në kodin penal, ku për ata biznese që kapen duke bërë evazion fiskal apo kontrabandë dënimi është vetëm burgu, nuk do të votohet nga kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, duke bërë kështu që 84 votat e nevojshme për të kaluar draftin të vihen në rrezik.
Pas një takimi me kreun e parlamentit Ilir Meta, Shpëtim Idrizi tha se nuk do të votojë për ndryshimet që parashikojnë burgun si masë të parë dhe të fundit.
“Tatimet kanë të drejtë të bëjnë vlerësimin, por barra e provës qëndron mbi administratën fiskale, nuk shkon në burg njeri, janë shkallët e apelimit deri në gjykatë Administrative. Shkohet fillimisht në apelin tatimor dhe në gjykatë administrative. Ky është një nga shqetësimet tona, që e ngrita edhe në takimin me Metën” tha Idrizi, duke përsëritur se PDIU nuk do të votojë ndryshimet në Kodin Penal, që lidhjen me burgosjen.” – tha Shpëtim Idrizi.
PDIU është pjesë e koalicionit qeverisës dhe në total ka një numër prej 5 deputetësh, përfshi dhe kryetarin Shpëtim Idrizin.