• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Idrizi ironizon PD: Nuk ka investitorë të huaj duke ndenjur në çadër

by A R
18/03/2017 12:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, ka zhvilluar një takim me strukturat në Lushnje dhe në Fier.

Në takimin me strukturat në Lushnje Idrizi u shpreh se në të gjithë historinë e këtyre 25 viteve, por edhe me Kodin Zgjedhor të miratuar nga dy partitë e mëdha, është deformuar vota e shqiptarëve, duke shprehur kështu rezerva për Kodin Zgjedhor. Nga Lushnja ai propozoi që të ketë një zonë elektorale në mënyrë që partitë politike të marrin përqindjen e votave që i takon.

“Pse të mos kemi një zonë elektorale që partitë politike të marrin përqindjen e votave që u takojnë dhe mbas kësaj të kenë mundësi të bëjnë dhe aleanca. Gjithkush të hyjë në zgjedhje, të provojë veten dhe në bazë të votave të qytetarëve të arrijmë të bëjmë koalicionet e mundshme dhe ky është propozimi ynë.

Ne jemi në prag zgjedhjesh por duket sikur kemi dalë jashtë sistemit. Kemi dalë jashtë sistemit sepse disa parti nuk regjistrohen.

Të gjithë flasin, sidomos dy partitë e mëdha, për zgjedhje të barabarta dhe transparente, por në të gjithë historinë e këtyre 25 viteve, por edhe me Kodin Zgjedhor të miratuar nga dy partitë e mëdha, janë ata që e kanë deformuar votën e shqiptarëve. E thënë kështu, ne kemi një sistem zgjedhor ku parimi “Stalinist” që populli voton, kurse dy partitë e mëdha numërojnë, është fatkeqësisht i instaluar. Ky Kod Zgjedhor i detyron partitë politike të futen në koalicion. Të gjithë partitë e vogla humbasin 500-700 mijë vota, të cilat i kalojnë partive të mëdha, që në këtë rast janë edhe numërues edhe përfituese të këtyre votave. Për të nxjerrë një deputet në Kukës duhet të kesh 30% të votave, për të nxjerrë një deputet në Tiranë duhet të kesh 3% të votave”, – tha z.Idrizi në takimin me strukturat në Lushnje.

Në këto takime ishte i pranishëm deputeti Aqif Rakipi, kryetari i PDIU-së në Lushnje Hamza Ismaili, kryetari i PDIU-së në Fier Nustret Avdullai, kryetarja e Forumit të Gruas të PDIU-së në Fier Brunilda Çami, si edhe përfaqësues të Klubit të Patriotëve të Rinj.

Ndërsa në takimin me strukturat në Fier, Idrizi foli edhe për krizën politike që ka mbërthyer vendin. Sipas tij, kjo krizë është produkt i paaftësisë së klasës politike shqiptare.

“Kjo fushatë elektorale në mënyrë të pazakontë është e ngërthyer në një krizë, në një krizë shumë të madhe, në një krizë politike, e cila fatkeqësisht në Shqipëri përsëritet në mënyrë periodike. Një herë e bllokon bulevardin dhe politikën shqiptare njëra palë, një herë një palë tjetër dhe duket sikur jemi në përsëritje, një “Deja vu”, e cila e mban të mbërthyer konfliktin politik në Shqipëri. Kjo vjen sepse ne në Shqipëri në këto 25 vite, të cilët kanë qenë vite tranzicioni, kemi klasë politike të dështuar, e cila pikërisht për këto arsye ka instaluar konfliktualitetin e madh politik”, tha ai.

Sipas Idrizit kriza vjen nga paaftësia e klasës politike. Ai tha se PDIU beson se kriza mund të zgjidhet me një pakt të madh kombëtar.

“Këtë krizë politike e shohim në Parlament, e shohim jashtë tij, e shohim kudo. Jam i bindur që ky konfliktualitet dhe kjo krizë është produkt i paaftësisë së klasës politike shqiptare. Duhet të jetë një klasë politike për të zgjidhur krizat dhe jo për t’i bërë ato të mundura. Si mundemi ne sot të kërkojmë investime të huaja, apo të thërrasim investitorë të huaj, kur në këtë vend protestohet me çadra në mes të bulevardit.

Çadër të cilën 4 vite më parë e kanë përsëritur partitë e tjera. Kjo është arsyeja pse Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, një parti kombëtare, një parti e interesit kombëtar dhe interesit të qytetarëve, e refuzon në mënyrë kategorike këtë vepër politike. Kjo është arsyeja pse PDIU beson se kriza mund të kapërcehet nëpërmjet një pakti kombëtar. Një pakt të madh kombëtar ku të gjithë forcat politike të ulen bashkë, pikërisht për interesin kombëtar dhe interesin qytetar. Një pakt që të fillojë me reformën në drejtësi dhe me zgjedhjet e lira, të drejta dhe të barabarta. Ky pakt kombëtar me këto elementë shumë të rëndësishëm do të bëjë të mundur që të kemi një ambient shumë më ndryshe për zgjedhjet që na presin, por edhe për sistemin e drejtësisë. Edhe kur flasin për integrimin europian unë nuk kam parë asnjë platformë konkrete nga partitë poetike për këtë proces”, – u shpreh kryetari i PDIU-së.

Gjithashtu Idrizi u shpreh se PDIU po përgatit programin, në qendër të të cilit janë ekonomia shqiptare, bashkimi ekonomik me Kosovën dhe zhvillimi i vendit.

Një vend të veçantë në fjalën e tij kryetari i PDIU-së i kushtoi përfshirjes së gruas dhe të rinjve në politikë, të cilët janë një frymëmarrje për të ardhmen e vendit. Ai u ndal gjatë gjithashtu edhe në hapat që PDIU po ndjek për zgjidhjen e çështjes çame, një kauzë kombëtare kjo, që po bashkon sot të gjithë shqiptarët në të gjitha trevat, për të çuar në vend amanetin e të parëve dhe jo vetëm, sepse çështja çame është çështje, e cila lidhet me identitetin tonë kombëtar.

Next Post
U grabiti prindërve 800 euro, kapet pas disa ditësh arrati 20-vjeçari

Mbolli fidanë kanabisi, prangoset 25-vjeçari në Kavajë (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

February 6, 2026
Qeveria ankimoi pezullimin nga detyra të Ballukut/ Kushtetuesja kalon çështjen për shqyrtim me 5 vota pro

Vendimmarrja e çështjes Balluku, çfarë thuhet në njoftimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese

February 6, 2026
Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

February 6, 2026
VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

February 6, 2026
Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

February 6, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Kryeministri hungarez Orbán hedh sytë në Kili

February 6, 2026
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

February 6, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Kërkesa për pezullim/ Kushtetuesja del barazim për Ballukun, rrëzohet kërkesa e qeverisë

February 6, 2026
Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

February 6, 2026
“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In