Pamje tronditëse në Idomeni, ku mijëra refugjatë janë bllokuar midis Greqisë e Maqedonisë.
Një refugjate ka lindur foshnjën e saj dhe e ka larë me ujë të ftohtë, pa asnjë kusht të përshtatshëm higjienik, duke i vënë seriozisht jetën në rrezik.
Fotoja ka bërë xhiron e botës në internet. Ngjarja ka ndodhur më 6 mars, ndërkohë që i ftohti është shtuar edhe nga shiu, i cili nuk lejonte ndezjen e zjarreve.