Kimete Berisha, një kolumniste e njohur në Kosovë, iu është përveshur kritikëve të vizitës së Ramës në Beograd dhe deklaratave të tij atje me një fjalor të ashpër. Ja çfarë shkruan gazetarja:
“Për ta ‘lexuar’ mendjen e Edi Ramës, duhet ta kesh lexuar paraprakisht së paku Volterin.
Të të vijë mërzi pse kryeministri Edi Rama e mbron shtetin e Kosovës në Beograd dhe e fton qeverinë serbe që ta pranojë këtë realitet, tregon se ti je i marrë. Të të vijë inat pse Edi Rama i thotë Vuçiçit në Beograd se ‘Trepça është e Kosovës’, kjo tregon se ti s’je normal.Të thuash se ‘ne para Edi Ramës kemi thënë se Trepça është e Kosovës’, dhe të mos dish ta bësh dallimin, kjo tregon se ti je kastravec. Të kërkosh që Shqipëria të mos ‘përzihet’ në çështjet e brendshme të Kosovës, kjo do të thotë se ti je një idiot i madh. Edi Rama është politikani i parë shqiptar, prej se shqipet merren me politikë, që as nuk i buzëqesh i pari ‘armikut’. Pa inferioritet.
Të gjithë të tjerët janë treguar inferiorë ndaj serbëve”.
tema/d.i.