Forcat e Mbrojtjes të Izraelit njoftuan se vranë komandantin suprem të Xhihadit Islamik Palestinez, Mohammad Abdullah, në sulmin ajror që goditi dje kampin e refugjatëve Nur Shams në Tulkarem, në Bregun Perëndimor.
Abdullah ishte emëruar udhëheqës i milicisë në Tulkarem pasi paraardhësi i tij Mohammed Jabber u vra në një përleshje zjarri në fund të gushtit dhe ishte përgjegjës për organizimin e aktiviteteve të Xhihadit Islamik, duke përfshirë sulme me eksploziv kundër trupave izraelite, shpjegon IDF.
Abdullahu u vra në sulmin ajror së bashku me një terrorist të dytë, shtoi ushtria izraelite.
Agjencia palestineze e lajmeve Wafa thotë se viktima e dytë ishte Awad Omar nga qyteti i afërt Bal’a dhe se trupat e të dyve u kapën nga trupat izraelite.
IDF nënvizon se dy viktimave iu gjetën pushkë gjysmë automatike dhe jelek antiplumb.
/a.r