• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Identiteti shqiptar “prodhohet” në … Kinë

by Java News
27/08/2021 22:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Luljeta Nelallari 

Turistët e huaj nëpër pazaret e vjetra të Krujës e të Gjirokastrës nuk janë lajm. Por kur ata rendin të marrin diçka autentike nga qytetet tona me histori shekullore si qeleshet apo plisat autentikë shqiptarë dhe zbulojnë se janë prodhuar në Kinë, për ta është çudi, për ne është turp.

Në zemër të këtyre pazareve 300-vjeçare, në vend të produkteve që mbajnë aromën e identitetit kombëtar të prodhuara nga artizanët vendës, qëndrojnë qeleshe të prodhuara në Kinë, flamuj kombëtarë, të porositur në Turqi dhe suvenire boshnjake.

Ardian Guni, 28-vjeçari krutan që ruan me besnikëri prej 5 brezash traditën e qeleshepunuesve thotë se “sot shumica e qelesheve janë të importuara dhe të punuara me makineri”.

“Ne e kemi traditë në familje ndër vite punimin e qelesheve dhe e punojmë të gjithën në mënyrë tradicionale. Shesim në dyqan produktet e krijuara nga duart tona”, thotë artizani i ri për Gazetën “Si”, që vazhdon të mbajë gjallë një pjesë të rëndësishme që lidh të shkuarën tonë me të tashmen.

Qeleshet vendëse

Mine L. një tregtare që ka një dyqan prodhimesh artizanale te Pazari i Ri në Tiranë ngre pyetjen “si mund të shesësh në atë pazar unik qilim turk?”

“Unë kam prodhime artizanale shqiptare, fokusohem vetëm te punuesit, te artizanët. Në Gjirokastër e Pazarin e Krujës i kanë blerë në Turqi edhe Kinë. Në Pazarin e Krujës në atë pazar unik shesin qilim turk, është e padrejtë. Kur ti ke çfarë jep, u jep prioritet dhe punuesve në vend”, shprehet e revoltuar tregtarja në Tiranë.
Ajo shton se turistët kanë interes për gjëra autentike tonat. “Turistëve u pëlqen çdo gjë që është prodhim dore. Interesohen dhe si është prodhuar”.

Por pse ndodh importimi i produkteve të tilla artizanale? “Të punosh një produkt në mënyrë artizanale kërkon kohë dhe përkushtim, nuk mund të prodhosh sasi të mëdha”, thotë artizani 28-vjeçar.
Kostumografia Edlira Sulaj, teksa pranon se importimi tashmë është i dukshëm nëpër pazaret tona historike, thotë se vjen për shkak të kostos së ulët.

“Importohen nga jashtë për faktin se vijnë të punuara në mënyrë industriale, nuk janë artizanale dhe kanë koston më të ulët të prodhimit. Nuk prodhohen me lesh, por prodhohen me produkt sintetik”, thotë Sulaj dhe thekson se “Prodhimi vendës duhet të jetë i certifikuar dhe me etiketë”.

Një tjetër problem është se artizanët tashmë janë gjithmonë e më të paktë në numër.

“Importi vjen edhe sepse nuk ka kapacitet prodhues për të plotësuar tregun, edhe për të mbuluar pse jo edhe kërkesa nga eksporti sepse nuk janë të organizuar”. Kostumografia thekson se “Artizanati është lënë të vazhdojë si një biznes familjar pothuajse i lënë në harresë, akoma trajtohet si një biznes social, jo si një biznes që mund të rritet vazhdimisht dhe mund të kthehet në një kompani”.

Artizani Guni e pohon se artizanati si profesion tashmë është drejt zhdukjes.

“Artizanët vendës për nga teknika e punës që përdorim ne nuk njoh dikë tjetër që e punon 100% hand made, ndaj thuajse ka humbur si profesion”, shprehet Guni për Gazetën “Si”.

Duke u gjendur në këtë panoramë të zymtë, kostumografja tregon edhe përpjekjet e saj për ta mbajtur të gjallë këtë profesion.

Qeleshet e importuara

“Unë jam munduar të ndërtoj një muze artizanal, jam munduar që shumicën e teknikave të ndërtimit të veshjes t’i zbatoj. Plus kësaj ka shumë pak mjeshtra, të cilët janë të gatshëm për punë dhe duhen trajnuar mbi një vit, – thotë Sulaj – Nga Ministria e Kulturës janë munduar të kenë politika, por nuk kanë funksionuar”.
Identiteti shqiptar i prodhimit artizanal po humb dita-ditës, me më pak artizanë, më pak prodhime e më pak shije tradite. Dhe ky nuk është lajm i mirë as për turistët…

Next Post
“Sundimi i talebanëve nuk do zgjasë shumë”/ Presidenti vetëshpallur i Afganistanit: Metodat e tyre janë të papranueshme

“Sundimi i talebanëve nuk do zgjasë shumë”/ Presidenti vetëshpallur i Afganistanit: Metodat e tyre janë të papranueshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

January 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

January 11, 2026
Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

January 11, 2026

Rreziku i një beteje të dështuar ndaj një drejtësie të dështuar

January 11, 2026
“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

January 11, 2026
Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

January 11, 2026
Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

January 11, 2026
Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

January 11, 2026
“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

January 11, 2026
Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In