• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Identiteti dhe kufijtë në “Tirana-Gate 2021”

Festivali Ndërkombëtar Letrar i të Rinjve

by Java News
03/10/2021 12:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autorë të rinj, autorë me përvojë dhe panelistë në zë ju ftojnë të bëheni pjesë e Festivalit Ndërkombëtar Letrar të të Rinjve “Tirana-Gate 2021”. Në datat 8-10 tetor 2021 Tirana do të kthehet në një  ngjarje të rëndësishme të librit europian në Tiranë, pikëtakimi  me lexues, autorë, përkthyes, shtëpi botuese e kritikë letrarë  për të shkëmbyer eksperiencat dhe për të kuptuar tendencat e fundit të librit.

Ky festival është një projekt i realizuar nga Instituti i Librit dhe i Promocionit në kuadër të një projektit rajonal READ (Rrjeti Rajonal për Dialog Ndërkulturor) i mbështetur nga Bashkimi Europian.

Marrin pjesë autorë nga vendet ballkanike si Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe autorë nga Turqia. Gjithashtu pjesë e festivalit  do të jenë autorë nga Europa, fitues të çmimit prestigjioz ndërkombëtar European Union Prize in Literature, ku edhe Shqipëria bën pjesë me 3 autorë të saj.

Ky festival trazon për mirë jetën e kryeqytetit në këtë tetor, me temën “Kufijtë, shtëpia,  identiteti, qendra dhe periferia” , me panelet e diskutimit mes shkrimtarëve të Europës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor. Në tridhjetë vite ky rajon po përballet me histori të ngjashme, shkëputjen nga regjimet totalitare dhe  histori arratie e dëbimi. Autorët nëpërmjet letërsisë së tyre do të dëshmojnë për të gjitha këto ndryshime të rëndësishme,  do të tregojnë për jetën në Europë, jashtë Bashkimit Evropian dhe në këtë e në atë anë të kufirit.

Organizatorët premtojnë se “Do të flasim për librin-pasaporta jonë europiane, fqinjësinë,  do të flasim për Tjetrin, e ndryshëm, por dhe të ngjashëm përmes autorëve dhe fjalës së shkruar dhe të përkthyer bukur”.

Festivali e kthen Tiranën në një shtëpi të madhe mikpritëse idesh, vizioni dhe emocioni, jo vetëm për autorët, por edhe për të gjithë pasionantët e rinj që bëhen pjesë e këtij aktiviteti ndërkombëtar, që ka meritën, jo thjesht të një festivali, por të një atmosfere artistike me të gjitha moshat.

Besimi, kultura, gjuha kanë lënë  tek çdo popull një pasuri shpirtërore që duhet rrëfyer.

Tirana e meriton Festivalin për të provuar se Shqipëria përmes letërsisë e ka tashmë zërin e vet evropian.

Autorët pjesëmarrës, fitues të EUPL: Laura Freudenthaler, Tom Kuka,  Jan Carson, Nikos Chrysos,  Lidija Dimkovska, Ben Blushi si dhe autorët e përvojës dhe çmimeve ndërkombëtare : Besnik Mustafaj, Rita Petro, Bashkim Shehu,  Diana Çuli, Zija Çela, Ylljet Aliçka, Fatos Kongoli, Robert Wilton, Virgjil Muçi, Manjola Nasi, Ndriçim Ademaj, Mehmet Berk Yaltik, AlbanTufa, Renis Hyka.

Përkthyesit pjesëmarrës: Ben Andoni, Milena Selimi,  Maniela Sota, Maklena Nika, Irena Nasi.

Next Post
‘Të digjet në ferr’/ Krimi i dyfishtë, qytetarët komentojnë në foton e çifitit: Pse ja bëre nënës këtë gjë, ishe në kulmin e rinisë…!

‘Të digjet në ferr’/ Krimi i dyfishtë, qytetarët komentojnë në foton e çifitit: Pse ja bëre nënës këtë gjë, ishe në kulmin e rinisë…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

January 29, 2026
“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

January 29, 2026
“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

January 29, 2026
Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

January 29, 2026
Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

January 29, 2026
“Drejtësia po sulmohet”/Shehaj: Duhet një bashkim përtej partive politike! Nuk mjafton të jesh opozitar, qytetarët duan…

Agron Shehaj del hapur kundër Berishës: Nuk më kanë votuar që të ulem me partitë e vjetra!

January 29, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Territorialja në “udhëkryq”, Farrici: Përgjegjësi e opozitës të marrë pjesë në Komision

January 29, 2026
Manipulimi me vdekjen e Lear Kurtit, ashtu si me 21 janar një tjetër video gati të përgënjeshtrojë Sali Berishën

Ndryshimet në Kod nuk i shpëtojnë shpifësit profesionistë nga gjyqet penale

January 29, 2026
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, nuk vlen!

January 29, 2026
Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In