Identifikohet viktima e seksit mashkull që u gjet mesditen e sotme i mbytur në kanal, në anë të rrugës në aksin Shëngjin-Lezhë. Bëhet fjalë për shtetasin Skënder Dashi, 64 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg” Lezhë.
Nga veprimet e para hetimore, rezulton se ky shtetas ka qënë duke qëndruar në karrocen e tij invalidi me bateri në anë të rrugës, në breg të kanalit. Në trupin e tij dhe në karroce nuk janë gjendur shenja dhune. Dyshohet se mund t’i ketë rënë infrakt dhe është rrëzuar në kanal nga karroca. Policia vazhdon veprimet për zbulimin e plotë të shkaqeve.