Një 76 vjeçar u gjet i mbytur pasditen e sotme në qytetin e Vlorës.
Ishin banorët ata që gjetën trupin e viktimës duke pluskuar në ujërat e detit, ndërsa policia bën me dije se mendohet që ai mund të jetë rrëzuar nga shkallët e Lungomares.
Viktima është identifikuar si personi me inicialet L.H, 76 vjeç nga Vlora.
