• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 17, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Identifikohet një sinjal nënujor i kutive të zeza të avionit MS804

by A R
01/06/2016 19:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sinjali i diktuar nga Marina franceze në Mesdhe, në zonën e rrëzimit të avionit më 19 maj të linjës Paris-Kajro të kompanisë Egypt Air përkon me një prej kutive të zeza të Airbus A320 të kompanisë egjiptiane, sipas hetuesve të Aviacionit civil francez.

“Sinjali i dhënë mundësoi identifikimin e një regjistruesi të avionit që u diktua nga pajisjet e shoqërisë Alseamar, i instaluar mbi ndërtesën e Marinës Kombëtare Laplace”, konfirmoi në një deklaratë Rémi Jouty, drejtor i Zyrës së hetimeve dhe analizave (BEA).

“Zbulimi i këtij sinjali përkon me fazën e parë të hetimit”, saktësoi ai.

Do të operojmë duke u nisur nga analizimi i të dhënave të radarit në dispozicion dhe të sinjalit akustik që mundësuan në lokalizimin e zonës së kërkimit dhe mjeteve për të pëmbushur misionin tonë, zbardhjen e së vërtetës. Ky proces u krye me anë të një bashkëveprimi të ngushtë me autoritetet egjiptiane”, shtoi Jouty.

Regjistruesit janë konceptuar në mënyrë të tillë që të dërgojnë sinjale akustike për 30 ditë pas rrëzimit dhe kjo i jep ekipeve të shpëtimit më pak se 5 javë kohë për të gjurmuar një tingull në ujëra që mund të mbërrijnë edhe thellësinë 3.000 metra.

“Nëse do të kishim kuti të zeza të lëvizshme, atëherë edhe gjetja e tyre nuk do të ishte kaq e vështirë”, thotë zëvendësdrejtori ekzekutiv i “Airbusit”, Charles Champion.

Next Post

Lajmi i fundit/ Tiranë, të shtëna me armë në Shkozë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In