Është ngritur padi penale kundër personit me iniciale V.I., 23 vjeç, nga Podgorica, i akuzuar se më 14 prill ka djegur flamurin shqiptar dhe atë të Kosovës pranë qendrës tregtare Capital Plaza në Podgoricë, transmeton Malësia.org.
Siç shkruan gazeta Pobjeda, policia ka siguruar prova, duke përfshirë edhe pamjet filmike, që konfirmojnë se i dyshuari V.I. është autori i këtij krimi.
Në ditët në vijim ai do të ndiqet penalisht.