• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Identifikimi i Saliut me serbët dhe proçkat e Metës e Llallës kundër ambasadorit Lu

by Spartak Ngjela
12/02/2017 18:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

Shoqëria shqiptare, përkatësisht e gjithë bota shqiptare në Ballkan, është në një çast të veçantë historik: ajo po identifikohet në të gjithë dimensionin e saj historik.

l.
Pikërisht kjo është arsyeja që fqinjët e Shqipërisë janë bërë hapur agresivë; por kjo është gjithashtu edhe arsyeja që, në ndihmë të fqinjëve agresivë, kanë dalë edhe gjëmbat e drobitur të korrupsionit shqiptar: Meta dhe Berisha, pikërisht, për të prishur aleancën amerikano-shqiptare, e cila po i lartëson në ngritje morale shqiptarët në zonë, drejt identifikimit të tyre real në funksion historik.

Si pasojë e kësaj aleance, kudo sot në Perëndim, po flitet ndryshe për historinë e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, dhe politika perëndimore nuk e fsheh më gabimin historik që ka bërë në lidhje me errësimin e çështjes shqiptare: historinë tremijëvjeçare të iliro-shqiptarëve në Gadishullin Ilirik.

Në fund të fundit, ka një fakt që flet shumë për shqiptarët: ata mbijetuan ndaj të gjithë sulmit agresiv permanent shekullor kundër tyre, i cili ka tentuar ose t’i shpërngulë me dhunë nga trojet e tyre, ose t’i asimilojë ata.

ll.
Politika si histori ka një specifikë universale: ngjashmërinë e koncepteve në arsyetimin e atyre që kanë një qëllim të përbashkët; por edhe ngjashmërinë e pritjes dhe të argumentimit të pritshmërisë politike, për ata që kanë interes të përbashkët.

Dhe ja ngjashmëria e argumentit të pritshmërisë midis metaberishës dhe politikës serbe në lidhje me politikën e presidentit të ri amerikan: serbët deklaruan me nxitim se Trump do ta lërë Kosovën sërish nën Serbinë, kurse politika e metaberishës tha nëpër portalet e veta në fillim, dhe, drejtpërdrejt nga vetë Meta më pas, se ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, kishte bërë presion antidemokratik kundrejt parlamentarëve në votimin e Reformës në Drejtësi, dhe kundrejt Prokurorit të Përgjithshëm për çeshtje të veçanta penale. Madje Meta shtyu dhe vetë Prokurorin e Përgjithshëm që ta artikulonte këtë me një gjuhë popullore.

Atëherë, pyetja është: Pse ndodh kjo ngjashmëri? Sepse që të dyja palët janë kundër aleancës amerikano-shqiptare, dhe iu gënjeu mendja se me një “politikë të ndryshuar” nga Presidenti i ri amerikan, të dy palët e goditura rëndë nga politika amerikane, do të fitonin: serbët do të merrnin sërish Kosovën, kurse korrupsioni shqiptar, i identifikuar tani, do të shpëtonte nga reforma në drejtësi, për të mbretëruar abuzivisht në Shqipëri. Dhe kuptohet se kanë qenë të bashkërenduar në veprime për pritjen e përbashkët, sa naive, edhe të ligë.

Por që të dyja palët kanë gabuar, dhe dihet që çdo gabim ka kosto në politikë. Serbët ù tërhoqën me një ankth kur konstatuan se politika e Amerikës për Kosovën është konstante. Saliu dhe Meta, si të trembur që janë, rriskuan gjithçka kur u ngritën kundër ambasadorit amerikan në Tiranë. Italianët kësaj i thonë: “rischia tutti”. Por kjo sigurisht që të implikon rëndë në politikë. E para është se që të dy janë në regjistrat penalë të Shteteve te Bashkuaratë Amerikës; dhe, e dyta është se, që të dy, bëjnë pjesë në majën e ajsbergut të korrupsionit shqiptar, dhe kjo majë ka shumë emra, por këta nuk dolën hapur kundër politikës reformuese amerikane në Shqipëri, se janë më të mençur.

Ndoshta që të dy, edhe Meta edhe Berisha, kanë qenë të deprimuar, por ngjashmëria me pritjen e politikës serbe i implikon. Njëherësh, gjithashtu i implikojnë të dy, edhe qëndrimet antishqiptare në lidhje me afrimin kundrejt politikës shoviniste greke, e cila ndihet e shqetësuar nga ngritja e gjithanshme e njohjes së historisë reale të shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor. Ajo, me idenë fikse të Vorio Epirit, eshtë bërë qesharake tani që gjithkush e di se vetë Greqia është një shtet greko-shqiptar, formuar më së shumti nga përpjekja e arvanitasve.

Në fakt, këto janë sak provat që këta të dy, Berisha dhe Meta, nuk kanë lidhje fare me intetesin shqiptar, dhe kuptohet që, pikërisht pse kanë qenë të tillë, cok për këtë, kanë rënë dhe në korrupsionin e madh dhe krejt pa fare fre që kanë bërë.

lll.
Shqiptarët ndërkohë po riidemtifikohen realisht me historinë dhe me prestigjin e tyte; dhe kjo është një kohë e re që ata e kanë arritur me sakrifica të mëdha: sidomos mes një tirania makabër si ajo e Enver Hoxhës, dhe një korrupsioni masiv si ky që konstatohet, i cili, po të mos vinte ndihma amerikane dhe europiano-perëndimore, mund të kishte çuar në shpërbërjen tërësore të Shqipërisë.

Por procesi i progresit shqiptar do të vijojë. Ambadadori amerikan sigurisht që do ta vijojë luftën me prokurorët e korruptuar dhe me gjyqtarët e korruptuar, dhe në të gjithë korrupsionin shqiptar, duke mbajtur shënim edhe broçkullat e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Ilir Metës, që ù shfaqën si reaksion i identifikimit real të korrupsionit shqiptar në rangjet e larta të shtetit, identifikim ky i bërë nga vetë shërbimet amerikane dhe vetë FBI, të cilat e kanë konstatuar atë me prova, në prokurori dhe në pushtetin gjyqësor në Shqipëri.

Vetingu filloi… domethënë filloi identifikimi juridik faktik dhe real i korrupsionit shqiptar. Janë të shumtë neoshqiptarët që po aplikojnë, dhe është shumë e imët Sita Përzgjedhëse e individëve të ndershëm shqiptarë që do të marrin në dorë vendosjen e moralitetit dhe të drejtësisë në Shqipëri.

Next Post
A do ketë Shqipëria dritë jeshile nga Gjermania? Rama rrëfen bisedën kokë më kokë me Merkel

Komentuesi: Policia është superhajdute! Rama: Provo ti japësh lekë, por mos thuaj pastaj pse më arrestuan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Publikohet renditja e re e FIFA-s: Kombëtarja shqiptare nuk ndryshon pozicion, Kosova vazhdon të ngjisë shkallët

Publikohet renditja e re e FIFA-s: Kombëtarja shqiptare nuk ndryshon pozicion, Kosova vazhdon të ngjisë shkallët

March 28, 2026
Prezantimi i Operatorit të Ujit, Balluku: Organizimi do bëhet në katër rajone

GJKKO i bllokoi pasaportën, Gjykata e Lartë shqyrton më 9 prill rekursin e Belinda Ballukut

March 28, 2026
Çmime tavan për shezlonget në Durrës/ Operatorët turistikë: Në përgjithësi, nuk ka pasur abuzime të theksuara

Çmime tavan për shezlonget në Durrës/ Operatorët turistikë: Në përgjithësi, nuk ka pasur abuzime të theksuara

March 28, 2026
Papa Leoni XIV thirrje miliarderëve të ndihmojnë njerëzit në nevojë

Papa Leoni XIV thirrje miliarderëve të ndihmojnë njerëzit në nevojë

March 28, 2026
“Ligji i ri përafron vendin me standardet e BE për mallrat”, Shqipëria forcon kontrollin mbi eksportet ushtarake

“Ligji i ri përafron vendin me standardet e BE për mallrat”, Shqipëria forcon kontrollin mbi eksportet ushtarake

March 28, 2026
Në burg prej korrikut 2024, Ilir Beqaj kërkon në GJKKO zëvendësim të masës së sigurisë

Në burg prej korrikut 2024, Ilir Beqaj kërkon në GJKKO zëvendësim të masës së sigurisë

March 28, 2026
Raketat vranë 165 nxënëse, kombëtarja e Iranit proteston me çanta në duar gjatë himnit kombëtar

Raketat vranë 165 nxënëse, kombëtarja e Iranit proteston me çanta në duar gjatë himnit kombëtar

March 28, 2026
Makina bie nga ura dhe përfundon në liqen në Gramsh, shpëton për mrekulli drejtuesi i automjetit

Makina bie nga ura dhe përfundon në liqen në Gramsh, shpëton për mrekulli drejtuesi i automjetit

March 28, 2026
“Rritet siguria dhe shmangen përmbytjet”, Rama: Drejt përfundimit ura e re mbi lumin Drino

“Rritet siguria dhe shmangen përmbytjet”, Rama: Drejt përfundimit ura e re mbi lumin Drino

March 28, 2026
Hong Kongu renditet i treti në indeksin e qendrave financiare globale

Hong Kongu renditet i treti në indeksin e qendrave financiare globale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In