• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Identifikimi biometrik, 6 kompani shfaqin interes për zgjedhjet në Shqipëri

by A R
18/11/2020 12:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

KQZ ndodhet në procesin e përllogaritjes së vlerës financiare së pritshme të kontratës për implementimin e Sistemit Elektronik të Identifikimit të Votuesve dhe Pajisjeve Elektronike të Identifikimit, që do të përdoren në zgjedhjet e datës 25 Prill.

Ky proces po zhvillohet në zbatim të nenit 23 dhe 179 të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë dhe Vendimit nr. 02, datë 31.10.2020 të Komisionit Rregullator “Për llojin dhe karakteristikat që duhet të plotësojnë sistemet dhe pajisjet e identifikimit elektronik të zgjedhësve që prokurohen dhe përdoren në zgjedhje në Republikën e Shqipërisë”, si dhe ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik.” i ndryshuar, neni 59 i VKM nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”.

Me qëllim rritjen e numrit të kompanive të përfshira në procesin e marrjes së treguesve ekonomikë, kërkesa e KQZ-së për vlerësimin mbi kostot e përdorimit të sistemit dhe pajisjeve të identifikimit elektronik të zgjedhësve, nga 20 ju dërgua edhe 2 kompanive të tjera duke e çuar numrin në 22 kompani.

Nga këto 22 kompani, kërkesës i janë përgjigjur 6 prej tyre:

CGTS, me kosto projekti 28.250.000$

TCN, me kosto projekti 14.831.126€ dhe 17.430.764€

CIELA, me kosto projekti 24.540.275€

DERMAOLOG IDENTIFICATION SYSTEM GmbH, me kosto projekti 12.770.404€

SMARTMATIC ËORLDËIDE HEADQUARTERS, me kosto projekti 20.723.000$

THALES GROUP, me kosto projekti 15.500.000€

KQZ në përfundim të afateve të njoftuara, me administrimin e informacionit dhe të dhënave të dërguara nga kompanitë të cilat i janë përgjigjur kërkesës, do të përcaktojë buxhetin për projektin e identifikimit elektronik të votuesve, si dhe do të hartojë dokumentacionin e tenderit mbi të cilin do të fillojnë procedurat e prokurimit.

Ndërkohë, KQZ i është drejtuar 6 kompanive me eksperiencë ndërkombëtare që operojnë në fushën e teknologjisë së informacionit dhe/ose me përvojë në proceset zgjedhore, për të prezantuar një vlerësim mbi kostot e implementimit të Sistemi Elektronik i Menaxhimit të Votimit dhe Rezultateve (SEMVR) dhe Pajisjeve Elektronike të Votimit dhe Numërimit (PEVN) që do të përdoren në zgjedhjet e datës 25 Prill 2021.

Me qëllim nisjen e procedurës së prokurimit për pajisjet e identifikimit elektronik të zgjedhësve, dhe  për përllogaritjen e vlerës së kontratës sipas çmimeve të tregut, KQZ i ka kërkuar kompanive të sipërcituara, listën e kostove bazuar mbi llojin dhe karakteristikat teknike të sistemeve të pajisjeve për votimin dhe numërimin elektroni, të përcaktuara me Vendimin nr. 04, datë 13.11.2020 të Komisionit Rregullator “Për llojin dhe karakteristikat teknike që duhet të plotësojnë sistemet dhe pajisjet e votimit dhe numërimit elektronik që prokurohen dhe përdoren në zgjedhje në Republikën e Shqipërisë”.

/a.r

Next Post
Në pritje të vaksinës/ Zbulimi: Brenda trupit të njeriut, gjejnë molekulën që bllokon COVID-19

Plazma e ftohë mund të na shpëtojë nga COVID/ Studimi: Shkatërron virusin për 30 sek në sipërfaqe pa dëmtuar materialin e tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në 5 vjet: 22.1% rritja e çmimeve, 51.4% rritja e pagave, 24% rritja e pensioneve

April 10, 2026
Nuk u mbijetoi dot plagëve, ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm i Iranit

Nuk u mbijetoi dot plagëve, ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm i Iranit

April 10, 2026
Me pistoletë dhe kokainë, kapet në hotelin ku qëndronte 42-vjeçari në Mamurras

Me pistoletë dhe kokainë, kapet në hotelin ku qëndronte 42-vjeçari në Mamurras

April 10, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Trump: Mënyra si Irani trajton Ngushticën e Hormuzit, nuk është marrëveshja që kemi

April 10, 2026
Investitorët ndërkombëtarë që largohen nga Dubai, po blejnë prona në Sarandë e Vlorë

Investitorët ndërkombëtarë që largohen nga Dubai, po blejnë prona në Sarandë e Vlorë

April 10, 2026
Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat maksimale 21 gradë

April 10, 2026
“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In