• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

IDE BIZNESI/ Kultivimi i kërmijve, një minierë ari, shqiptarët ende nuk e njohin

by Java News
05/01/2018 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ideja e të ngrënit kërmill mund të mos ju pëlqejë, por kur vjen për të bërë biznes me to, gjërat ndryshojnë. Në Shqipëri biznesi i kërmijve është një ndër më të suksesshmit.

Që nga viti 2000 gjithnjë e më shumë fermerë kanë nisur të hapin ferma kërmijsh. Kthimi i shpejtë i investimit e bën këtë biznes shumë fitimprurës në një kohë shumë të shkurtër.

Me një investim fillestar shumë të ulët, me pak shpenzime, krah të ulët pune dhe të ardhura të larta, biznesi i kërmillit mund të bëhet me kohë të plotë ose të pjesshme.

Robert Themeli, është nga ata fermerë që tregëtimit të kërmillit i ka dedikuar plot 17 vite. Ai arrin të eksportojë në vit afro 450 ton kërmij që rriten në të egër në pyje dhe buzë lumenjve nëpër Shqipëri.

“Nëse është një biznes që unë vazhdoj ta bëj prej 17 vjetësh, atëherë do të thotë që është një biznes i sukseshëm”, thotë Themeli, i cili mbledh kërmij nga i gjithë vendi dhe i eksporton në Greqi, Francë, Bosnje dhe Herzegovinë.

Kërmijtë kërkohen shumë në tregun evropian dhe shumë fermerë kanë nisur t’i kultivojnë ato.

Njëri prej tyre është Stavri Lala, i cili nisi të merret me kultivimin e kërmillit në vitin 2007. Familja e tij u çudit kur mësoi për biznesin që do të merrte, por pas gjithë këtyre viteve e kanë kuptuar se biznesi i kërmijve ishte i qëlluar. “Unë e dua këtë punë, nuk kërkon shumë mund dhe ka një kthim të mirë të investimit”, vë re Lala.

Për të kultivimi i kërmillit është një minierë ari, që shumë shqiptarë ende nuk e njohin. Përveçse janë një burim shumë i mirë me proteina, kërmijtë mbeten një produkt i vlefshëm për tu konsumuar.

Mishi i kërmillit ka pak kolesterol, sodë dhe dhjam, që e bën të shkëlqyer për njerëzit që vuajnë nga presioni i lartë i gjakut. Disa njerëz e përdorin mukusin e kërmillit për të trajtuar të ftohurën dhe për të pregatitur substanca të ndryshme shëruese.

Por përveçse përdoret për arsye shëndetësore, shumë njerëz e konsumojnë për të parandaluar artereosklerozën dhe konstipacionin.

Gjithashtu ndihmon në kurimin e anemisë tek pacientët duke qenë se është i pasur në hekur, kalcium, amino acide, fosfor dhe proteina. Ndaj dhe nuk është çudi që gratë shtatëzëna e zgjedhin si ushqim.

Kërmijtë në Shqipëri

Në Shqipëri, kërmilli më i njohur është Helix lucorum, ose kërmilli Turk.

“Ky është kërmilli më i përhapur në Shqipëri dhe gjendet kudo, por ai që është cilësisht më i mirë gjendet në veri të vendit”, thotë Themeli për AgroWeb. Shumë nga kërmijtë që mbushin tregun evropian gjenden në shkurre, pyje dhe buzë lumenjve.

Për shkak se kërmijtë janë në gjumë gjatë sezonit të thatë, ata bëhen gjithnjë e më të paktë gjatë kësaj periudhe dhe tregu është i uritur për furnizim me kërmij deri në sezonin e ardhshëm të lagësht.

Si pasojë, kërmijtë mund të arrijnë çmime shumë të larta gjatë verës, për disa lloje duke arritur deri në 20 Euro kilogrami, pasi kërkesa është më e lartë se oferta.

Ndërkohë që në Evropë, vihet re rritje një rritje e kërkesës për kërmijtë shqiptarë.

Edhe shumë nga restorantet dhe hotelet me zë në vend kanë nisur ta kërkojnë këtë produkt delikat duke e përfshirë në menutë e tyre, ndaj dhe bën sens që të përfitohet sa më shumë nga etja që ka tregu vendas dhe i huaj për kërmillin shqiptar.

Gjëra që duhet të dini para se të kultivoni kërmij

• Ruajini kërmijtë nga gjarpërinjtë, zogjtë, bretkosat, madje edhe nga lloje të tjera kërmijsh

• Njihuni me llojet e kërmijve dhe me atë që është më i përshtatshëm për tu kultivuar , pasi jo të gjithë kërmijtë janë të ngrënshëm. Dhe bëhuni gati të lexoni shumë për kërmijtë dhe trajtimin e tyre.

• Evitoni përdorimin e pesticideve në barin afër shtëpisë tuaj në rast se keni afër kërmij, pasi mund të jetë një rrezik për ta.

• Prijeni barin dhe shkurret, por mos i digjni. Lërini të thahen vetë, pasi ato janë ushqim për kërmijtë.

• Kushtojini vëmendje kërmijve kur mbyllen.

• Vendosni një limit që të mos largohen shumë, duke i kufizuar hapësirën me materiale që e pengojnë largimin e tyre.

• Kërkoni për tregje ku mund t’i eksportoni dhe ruajeni sasinë e pashitur duke e mbajtur të freskët./AgroWeb.org

ma.me

 

Next Post
Bënë kërdinë ndaj pushuesve në Shëngjin, arrestohen 2 “skifterët”

Përdhunoi minorenen në Itali, prangoset në Durrës 33-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In