• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Idajet Beqiri ‘gozhdon’ Metën: Fëmijët e tij jetojnë mes luksit. Nuk mund të bësh sarajet e Gjirit të Lalzit dhe…

by A R
01/09/2022 10:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Idajet Beqiri, ka hedhur akuza të forta ndaj kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta si edhe ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Gjatë një interviste, i pyetur se si i sheh hetimet që ka nisur SPAK ndaj kreut të Partisë së Lirës Ilir Meta, ai tha se çështjen e fillimit të hetimeve nga SPAK për Metën e sheh si një lajm të mirë.

Ai deklaroi se nërastin konkret, SPAK vlerësoi se e ka për detyrë të nis hetim ndaj disa kriminelëve që kanë bërë krimeve të rënda në këtë vend nga krime lufte. Sipas tij, njeri prej tyre është edhe Sali Berisha, i cili ka konsumuar disa vepra kriminale, sikundër ishte thyerja e embargos të armëve dhe të karburantit, duke ia dhënë Serbisë në ato vite për të luftuar kundër kosovarëve, dhe për të bërë shfarosje në masë të tyre, bëri njëkrim. Sa i përket mbiemrit të presidentit Ilir Meta, gjë të cilën e ka pranuar edhe pak ditë më parë vet Meta, ai tha se problemi i mbiemrit të tij tregon shumë gjëra.

Sipas avokatit, ai duket se e ka pasur parasysh qysh kur është futur në politik që të bënte një lloj kujdesi dhe të merrte disa masa mbrojtëse për të kaluarën e tij qënëse më vonë do ti dilte ndonjë problem të ngatërronte edhe institucionet në vend, por edhe opinionin publik. Beqiri deklaroi se mbiemri i tij është Metaj dhe ai ia ka hequr j-në pasi me Metaj e ka filluar aktivitetin e tij në shërbim të sigurimit të shtetit për të inkriminuar një shokun e vet në një vepër penale.

-Si i shihni hetimet qëka nisur SPAK ndaj kreut të Partisë sëLirës Ilir Meta?

Çështjen e fillimit të hetimeve nga SPAK unë e shoh si një lajm të mirë. SPAK çështjet i fillon edhe me nismën e vet, por edhe mbi bazën e kallëzimeve penale që bëhen nga persona  të ndryshëm. Në rastin konkret, SPAK vlerësoi se e ka për detyrë të nis hetim ndaj disa kriminelëve që kanë bërë krimeve të rënda në këtë vend nga krime lufte dhe deri në vrasje dhe që njeri prej tyre është edhe Sali Berisha, sepse me thyerjen e embargos së armëve dhe të karburantit duke ia dhënë Serbisë në ato vite për të luftuar kundër kosovarëve, dhe për të bërë shfarosje në masë të tyre, ky është krim lufte që bëhet në bashkëpunim. Sllobodan Millosheviçi u dënua me burgim të përjetshëm në Hagë dhe vdiq në burg dhe kishte edhe atë bashkëpunëtor.

-Pra ju po thoni se bashkëpunëtor me të ka qenë edhe ish-kryeministri Sali Berisha?

Po, sepse Sali Berisha i ka dhënë armë atij për të bërë krime kundër njerëzimit. Pastaj janë bërë krime të tjera të rënda prej tij, si masakra elektorale e ’96 ku pa u vendosur mirë e drejta e votës së lirë ai e vrau të drejtën e votës së lirë. Apo në’97-ën që u hap depoja e armëve që nxiti veriun që të luftonte kundër jugut. Apo Gërdeci më vonë apo edhe vrasjet në Bulevard, ku edhe ai vet e pranoi, ku ka thënë se ka pasur në plan që të vriste edhe kreun e opozitës në atë periudhë. Këto janë krime të dukshme dhe këto krime që janë të provuara me dëshmi dhe me video, për këto SPAK nuk ka pse pret kallëzim penal. Dhe të njëjtën gjë duhet që të bëjë edhe për Ilir Metën sepse për të ka prova të pakontestueshme që ka grabitur floririn e Kërrabës dhe një nga dëshmitarët kryesor është Berisha.

Ai e argumenton dhe thotë se ai e ka vjedhur arin e vendit. Madje ka edhe vepra të tjera penale të cilat janë të dukshme është me provë dhe është kapur me presh në dorë në atë aferën që e filmoi një deputet si ishte Dritan Prifti, atëherë sa kohë SPAK i ka këto prova pse nuk fillon hetimin. Ka bërë edhe krime të rënda të tjera, kjo e Valterit është me prova dhe me fakte  dhe është e dukshme, ose transferimi i parave në Angli ku jetojnë fëmijët  e tij në një luks të jashtëzakonshëm. Nuk mund të bësh sarajet e Gjirit të Lalzit dhe të bësh pasuri të mëdha dhe SPAK duhet ‘ti regjistrohet kadastrës dhe t’i marrë kudo që i ka, ose ka regjistruar edhe prona në emra të tjerëve, në emër edhe të ndonjë ish-deputeti. Nëpërmjet këtyre dy hetimeve do shtrihet edhe më tej çështja, do bëhet inventar i të gjitha pasurive dhe do të kërkohet që të justifikosh pasurinë dhe shqiptarët këtëjanëduke pritur.

-Sa i përket mbiemrit të presidentit Ilir Meta, sepse edhe ai vet pak ditë më parë në një farë mënyre ka pranuar ekzistencën e 2 mbiemrave, “Meta” dhe “Metaj”. Keni një koment?

Problemi i mbiemrit në fakt tregon shumë gjëra. Ky njeri mesa duket e ka pasur parasysh qysh kur është futur në politik që të bënte një lloj kujdesi dhe të merrte disa masa mbrojtëse për të kaluarën e tij që nesër, nëse do ti dilte ndonjë problem sikurse i doli tani, ai të ngatërronte edhe institucionet por edhe opinionin publik. Mbiemri i tij është Metaj dhe ai ia ka hequr j-nëpasi me Metaj e ka filluar aktivitetin e tij në shërbim të sigurimit të shtetit për të inkriminuar një shokun e vet në një vepër penale dhe që të bëhej dëshmitar për vepra të tilla duhet të ishe njeri i besuar i sigurimit të shtetit. Kështu që në këtë aspekt duke pasur aktivitetin e tij që e kanë nisur me mbiemrin real të tij, por e ka bërë një veprim të tillë dhe kjo nuk është bërë në gjendjen civile, ai e ka bërë vet për të fshehur atë që thash. Sot që shtrohet problemi dëshmia ka dal Metaj ai thotë unë jam Meta dhe do që ta mohoj.

Kjo në vetvete nuk është se përbën ndonjë vepër penale sepse ai nuk ka bërë ndonjë falsifikim në ndonjë akt zyrtar. Ai e ka përdorur mbiemrin në fillim dhe në mandatin e deputetit e ka bërë Meta dhe nuk duhej që të regjistrohej me Meta, por me Metaj sepse kur bëhet regjistrimi për deputet ata që bëjnë regjistrimin kërkojnë aktin zyrtar nga gjendja civile dhe me atë mbiemër duhet që të regjistrohesh. Atij ia ka bërë këtë privilegj në atë kohë edhe komisioni  qendror i zgjedhjeve duke e regjistruar me atë mbiemër që ka thënë ai dhe jo me atë mbiemër që ai ka në gjendjen civile. Jam i bindur që nuk është  thjesht mendja e tij, por është mendja e atij që e dërgoi nga lëvizja studentore që bëri PD në atë kohë, pra Sali Berisha dhe e dërgoi me këtë mbiemër, besoj se është imponimi i tij. Është parregullsi e madhe, por edhe sikur të ishte bërë me qëllim prej tij kjo gjë është një vepër penale që brenda dy viteve nëse nuk ndiqet penalisht nuk dënohesh më.

-Si ka funksionuar Sigurimi i Shtetit?

Problemi i sigurimit të shtetit dhe strukturave të tij, sepse nuk kemi lënë gjë pa thënë kundër tyre dhe fjalë pa thënë, por kanë qenë të gjitha gjëra të stisura dhe nuk i është rënë problemit në kokë. Në fakt, nuk duhet ngatërruar ish-sigurimi i shtetit me sigurimin kombëtar, pasi ky i fundit në çdo regjimi është i rëndësishëm sepse të ruan pavarësinë e vendit, mbron popullin nga fatkeqësi, nga luftëra etj. Në atë kohë ky shërbim nuk ka qenë thjesht këta spiunët që spiunonin popullin e thjesht apo ndonjë që quhej i deklasuar apo ka tentuar të arratisur jashtë vendit. Kjo ishte njëpjesë e  atij ish-sigurimi, nga vet numri i të dënuarve kjo nuk përbënë problemin më të  rëndësishëm që të nxij atë strukturë serioze. Ata kanë qenë një pjesë njerëzish më një botëkuptim të këqij, të prirur për të bërë keq sepse donin me i bërë keq dikujt bënin karrierë dhe rriteshin vet në detyrë.

Veprimtaria e tyre ishte e fshehtë dhe nuk ishte publike, sepse edhe ato që shkruanin ishin sekret, ata e ndienin veten pastaj sikur ishin superior ndaj të tjerëve dhe kërkonin edhe privilegje edhe për të zhvatur ato pak pasuri që kishin njerëzit, ata bënin edhe krime të shëmtuara deri edhe presione ndaj njerëzve. Element të kësaj natyre ka pasur, por ka qenë të paktë, por zhurma e madhe që bëhet dhe ajo që i bëjnë bashkë të njomët dhe të thatët bënë që ata që janë të poshtër ata fshihen me atë të përgjithshmen dhe asnjëprej tyre nuk ka marr dënimin e merituar. Duhen marr edhe ato dosjet e agjitacionit dhe propagandës që janë dënuar njerëzit, apo të tentativës së arratisjes dhe duhen studiuar mirë.

/a.r

Next Post
VIDEO+FOTO/ Rrëzohet nga dritarja, vdes manjati rus i naftës “Lukoil” i dekoruar nga Putini

VIDEO+FOTO/ Rrëzohet nga dritarja, vdes manjati rus i naftës "Lukoil" i dekoruar nga Putini

Comments 1

  1. Arianit says:
    4 years ago

    Me falni por clidhje kishte titulli i shkrimit me permbajtjen. Se pashe kerkund te flitej per florin apo deshmitarin por vetem perseritje te ngjarjeve te njohura. .. gazetaruc…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In