Një gol në 494 minuta, që prej rikthimit në skuadër, madje edhe ai i realizuar me një 11-metërsh. Bilanci i Mauro Icardit është katastrofik. Në takimin e fundit kundër Chievos, argjentinasi ishte larg pritshmërive, shumë pak aktiv në fushën e blertë.
Tashmë statistikat e sezonit në tërësi flasin për një gol në 215 minuta. Vërshëllimat që e shoqëruan atë tregojnë një marrëdhënie që nuk ka më kthim pas mes tij dhe tifozëve, të cilët deri përpara pak kohësh e kishin idhull argjentinasin.
Situata është e paqartë pasi bashkëshortja dhe njëkohësisht menaxherja e sulmuesit, Wanda Nara vazhdon të përsërisë dëshirën që Icardi të qëndrojë tek Inter. Sidoqoftë palët duken larg njëra-tjetrës./ i.h