Kampionia e Francës, PSG, është në kërkim të një sulmuesi, pasi në skuadër ka vetëm uruguaianin Edinson Cavani.
Dëshira kryesore e trajnerit Unai Emery është sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, i cili po kalon momente të vështira, pas problemeve të tij me tifozët, shkruan “Le10Sport”.
Shumë skuadra e kërkuan gjatë verës argjentinasin, por PSG është gati që të paguajë shumën e kërkuar nga Interi.
Në rast se dështon transferimi i Icardit, atëherë alternativë e skuadrës franceze është sulmuesi kroat i Juventusit, Mario Mandzukic. /a.m.