Zlatan Ibrahimovic kishte një fortë të majme, rreth 100 milionë euro, nga Kina para se t’i bashkohet Manchester Unitedit. Këtë e ka zbuluar menaxheri i lojtarit, Mino Raiola.
Ibra, i cili përfiton 200 mijë paund në javë në “Old Trafford”, kishte mundësin të fitonte dhe më shumë në Kinë, por vendosi që të punojë me Jose Mourinhon.
“Ibrahimovic është mirë. Ai hodhi poshtë 100 milion euro neto nga kinezët! Ai nuk dëshiron shumë para, ai dëshiron të fitojë”, ka deklaruar Riaola për Il Giornale.
“Unë kam qenë me fat që gjithmonë kam pasur kampionë si: Zlatan, Pavel Nedved, Maxwell dhe tani Blaise Matuidin dhe Gigio Donnarumma”, ka deklaruar ai. /a.m.