Zlatan Ibrahimoviç karrierën do ta vazhdoj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas “Gianluca di Marzio”, Zlatan Ibrahimovic pritet të transferohet te skuadra amerikane, Los Angeles Galaxy.
Ibrahimovic aktualisht është lojtarë i lirë pasi Manchester United nuk ia ka vazhduar kontratën, përcjell Express.
Ish sulmuesi i Interit, Juventusi, Milanit, Barcelonës e PSG-së është në fazën e fundit të rikuperimit nga lëndimi të cilin e kishte pësuar para disa muajve në Europa League, përgatiti ”Express”. (b.an)