• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ibrahimoviç dhe Rebiç “out”/ Milani në derbi me Interin varet nga Zhiru. Formacionet e mundshme

by Java News
05/02/2022 09:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lideri do të mungojë. 40 vitet ndihen edhe në rikuperimin e tendinës së Akilit për Zlatan Ibrahimoviçin i cili nuk do të ketë mundësi të shkrepë ndoshta ndonjë nga golat e fundit të karrierës në derbi.

Këtë herë barrën do ta mbajë Zhiru që për Milanin ka shënuar vetëm në “San Siro” e kurrë në transfertë. Në fakt, e sotmja konsiderohet një ndeshje “jashtë” për kuqezinjtë, por çështja nuk duket se i intereson francezit.

DUART MBI QYTET
Zhiru qëndroi në stol në derbin e parë si lojtar i Milanit, por tani ka ardhur momenti i tij. “Nuk nënshkrova me Interin, Zoti më donte te Milani”. Në Londër ai luajti më shumë se 70 ndeshje brenda qytetit ndoshta jo të gjitha perceptohen si derbi, por duhen pyetur londinezët e vërtetë.

Përtej statistikave, ekziston predispozicioni i Zhirusë për të lëvizur ndryshe nga Ibrahimoviçi gjithnjë e më statik në lojën e “Djallit”. Më shumë forcë në zonë, e mbase më pak krijimtar.

Do të nevojiten krosime nga krahët, do të nevojiten futje në zonë nga mesfushorët për të liruar hapësirat. Zhiru është një lojtar me përvojë dhe inteligjent ndaj Pioli e di se mund të mbështetet tek ai.

Në derbi do të mungojë edhe Rebiçi i dëmtuar. Pioli e di që kroati është një aset i mirë, por Zhiru është i vetmi i disponueshëm për momentin pa llogaritur të riun Lazetiç, sepse francezi di si të shënojë, duke qenë se ka shënuar edhe në një derbi në Ligën e Europës si lojtar i Çelsit kundër Arsenalit, ish-skuadrës së tij.

Dhe sepse ai ka një mision për të kryer: të shmangë rënien e Manxukiçit, i cila në Milanin e Ibrës nuk dha asnjë kontribut.

“Unë ende besoj te titulli, kam dashuruar gjithmonë Milanin sepse kishte shumë francezë të fortë, duke filluar nga Papen. Kur isha 20 vjeç më dhanë fanellën e Shevës, mendoj se e kam akoma, por Ibrës këtë nuk ia kam thënë akoma. Ai është një lojtar që e kam admiruar gjithmonë”.

ÇËSHTJE FATI – Zhiru është në Milano për vullnetin e Zotit, siç ka deklaruar për një gazetë angleze ose më shumë sepse këtë e ka dashur fati.

Pati një bisedë me Interin që nuk shkoi mirë dhe francezi mbërriti te Milani pas shumë vitesh në Angli me një dëshirë të madhe për të treguar se mund të qëndrojë në elitë. I njëjti qëllim që riktheu Ibrahimoviçin te kuqezinjtë dhe që solli konfirmimin e Tomorit. Nuk ka gjasa që anglezi të jetë ndaj Interit dhe Pioli do të duhet të mbështetet te Kalulu dhe Romanjoli në mbrojtje.

Kalulu është i ri, Romanjoli një kapiten i rikthyer pas shumë fatkeqësive. Por çështja më e rëndësishme ka të bëjë me sulmin dhe boshllëkun që duhet mbushur pa suedezin.

Pioli ka kohë për të provuar, Zhiru është gati të tregojë vlerën e tij. Palmaresi siguron një prestigj të padiskutueshëm, pjesa tjetër do të duhet të shihet sot, në terreni e restauruar të “San Siro”-s.

Sot në 18:00 në San Siro, luhet derbi italian mes Interit dhe Milanit.

Të dyja skuadrat luftojnë për kreun e Serie A.

Më poshtë keni formacionet e mundshme:

Next Post
Surprizë e madhe! 3 shenjat me vetëbesimin më të ulët në Horoskop

Surprizë e madhe! 3 shenjat me vetëbesimin më të ulët në Horoskop

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

GJKKO vendos sot kalimin ose jo për gjykim të dosjes Meta, avokati: Mua më dalin bastet!

March 18, 2026
Meloni dekret emergjent për azilkërkuesit, në krah i del edhe Elon Musk

SPECIALE / Basti i madh i Melonit: Reforma për sistemin e drejtësisë!

March 18, 2026
Miratohen rregullat për bastet online: Monitorim në kohë reale! S’ka më lojtarë anonimë

Miratohen rregullat për bastet online: Monitorim në kohë reale! S’ka më lojtarë anonimë

March 18, 2026
Hiqet leja e punës për shtetasit e Shqipërisë që kanë leje qëndrimi në Kosovë/ Minxhozi: Do ketë ndikim pozitiv

VIDEO / Diplomati Qemal Minxhozi: Ja si mund të realizohet bashkimi Shqipëri – Kosovë

March 18, 2026
Kryemadhi pas daljes nga SPAK: 240 faqe akuzë, shumica të fokusuara te unë, vetëm 35 faqe për Metën

VIDEO / Kryemadhi, batuta me gazetarët para GJKKO: Gjynah që doli Gimbo nga Big Brother

March 18, 2026
Kush mund të marrë pushtetin në Teheran pas vdekjes së Larijanit?

Kush mund të marrë pushtetin në Teheran pas vdekjes së Larijanit?

March 18, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Rritja e çmimit të karburantit, Konfindustria thirrje qeverisë: Ulni taksën e qarkullimit dhe…

March 18, 2026
Hoxha në Senatin e Spanjës: Mbështetje e vazhdueshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Hoxha në Senatin e Spanjës: Mbështetje e vazhdueshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

March 18, 2026
Si lexuesit e targave me AI u bënë një pikë e nxehtë në betejat e emigracionit në SHBA

Si lexuesit e targave me AI u bënë një pikë e nxehtë në betejat e emigracionit në SHBA

March 18, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Rezoluta, dovleti dhe paratë e huaja

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In