• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ibrahimaj: Rritje ekonomike me 3.8%, ja sektori që ‘dhuron’ më shumë

by A R
27/03/2026 10:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, në konferencë për shtyp këtë të premte, 27 mars, me në fokus zhvillimin ekonomik dhe treguesit kryesorë.

“Për 3-mujorin e fundit të vitit 2025, rritja ekonomike ishte 3.8%, një rritje më e lartë krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian, që ishte 1.4% dhe më e lartë se sa mesatarja e vendeve të Ballkanit Perëndimor, me 3%.

Në detaj, vendet e Ballkanit Perëndimor, shtetet fqinje u rritën me norma të krahasueshme me ne. Disa vende që ne i kemi marrë si referencë, të BE-së, janë Italia, Greqia, Gjermania, Krocia apo Franca.

Në 3-mujorin e katërt ekonomia ka mbajtur trendin e të gjithë vitit, kryesisht rritja ka ardhur nga shërbimet, megjithatë për një pamje më të detajuar, kontributin kryesor e ka pasur sektori i ndërtimit, ndjekur nga aministrimi publik, arsimi dhe shëndetësia”, u shpreh ministrja.

Me performancën më negative, theksoi se ka qenë sektori i informacionit dhe komunikacionit. Një tjetër sektor në rënie, sipas ministres, ka qenë ai bujqësisë, pavarësisht rritjes pozitive te pyjet dhe peshkimi.

Ibrahimaj, deklaroi se investimet u rritën me 6.73%, eksportet neto arritën një rritje prej 10.6%.

“Ekonomia është e qëndrueshme edhe ndaj goditjeve të jashtme, stoku i borxhit ka ardhur në reduktim dhe ka një rritje të interesit të kompanive të huaja për investime në vend“, u shpreh ajo.

Nënvizoi se rezerva valutore neto është rritur me 16.7%, duke mbuluar rreth 7.3 muaj të tregtisë, çka është e rëndësishme në kontekstin e krizës së fundit me çmimet.

“I kemi kapacitetet për të përballuar me rezistencë të gjitha goditjet që mund të na vijnë nga jashtë”, tha Ibrahimaj.

Tregtia e jashtme: 84.4% e eksporteve janë shërbime, 15.6% mallra. Eksportet totale arrijnë 10 miliardë euro, 10.5% më shumë se vitin e kaluar.

Tregu i punës: Papunësia me 8.3%, punësimi me 68.9, pjesëmarrja në forcat e punës në 75.9%. Paga mesatare: 86 900 lekë, 4.3% më shumë se vitin e kaluar.

Performanca e bizneseve, për dy muajt e parë të vitit 2026 (janar-shkurt):

– Bizneset e reja: 3 760, 14.6% më shumë se vitin e kaluar.

– Qarkullimi i kompanive: 29.3 miliardë lekë, 5% më shumë se vitin e kaluar.

Ministrja theksoi se shteti i bizneseve shqiptare vazhdon të përmirësohet në të gjitha sektorët kryesore, dhe trendi pozitiv shihet tek qarkullimi, punësimi dhe pagat.

Next Post
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Gjyqi i Maduros në SHBA/ Prokurorët : Ish-presidenti “plaçkiti” pasurinë e Venezuelës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In