• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ibra: Rikthimi te Milani ishte sfidë, ju tregoj sekretin e formës së mirë

by Ardit Rada
30/11/2020 17:15
200729 Zlatan Ibrahimovic of AC Milan celebrates during the Serie A match between Sampdoria and Milan on July 29, 2020 in Genoa. Photo: Matteo Gribaudi / BILDBYRAN fotboll football soccer Serie A Sampdoria Milan jubel celebration PUBLICATIONxNOTxINxSWExNORxAUT Copyright: MATTEOxGRIBAUDI BB200729BB194

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ibrahimoviç është lideri i këtij Milani që nuk njeh humbje në kampionatin italian që prej marsit të vitit të kaluar dhe që kryeson me 45 pikë më tepër nga ndjekësit më të afërt, ndërsa 39-vjeçari suedez ishte dje në “San Siro” për të mbështetur shokët, pasi në fushë nuk mund të luante për shkak të një dëmtimi.

Në një intervistë të dhënë për sajtin zyrtar të UEFA-s, gjiganti suedez ka folur për sfidën e pranuar për t’u rikthyer te Milani, mënyrën se si i trajton shokët e skuadrës dhe sekretin e formës së mirë, që e ka sjellë në krye të listës së golshënuesve, ndonëse me 39 vite mbi supe.

Rikthimi te Milani – Jeta është e përbërë vazhdimisht nga sfida të ndryshme dhe unë pasi fitova thuajse gjithçka, isha në dyshim nëse duhej të vija sërish te Milani apo jo. Megjithatë mund të them se ishte një sfidë vërtetë e madhe për mua, të rikthehesha këtu, të ndryshoja mentalitetin dhe t’i transmetoja skuadrës atë çfarë është Milani, Milani që njoh unë dhe që njeh e gjithë bota.

Stërvitjet dhe presioni – Për mua, mënyra se si stërvitesh tregon edhe mënyrën se si luan. Unë kur zbres në fushë nxjerr në pah karakterin tim, qoftë kjo në një seancë stërvitore, apo në një ndeshje finale. I vë shumë nën presion shokët e mi, sepse dua që ata të nxjerrin më të mirën. Disa e vlerësojnë, të tjerë jo dhe aq, pro ka edhe nga ata që nuk e përballojnë. Vuajnë pasi shkojnë në maksimum vetëm kur është e nevojshme, ndërsa unë dua të jemi në maksimum çdo ditë.

Marrëdhënia me të rinjtë – Unë ushtroj të njëjtin presion te të gjithë që janë këtu, qofshin të rinj apo të vjetër. Ata janë te Milani për një motiv, sepse janë mjaftueshëm të zotët, ndaj thjesht duhet ta nxjerrin në pah këtë. Më pas me të rinjtë kam një sjellje dhe diskutim krejt ndryshe jashtë fushës së lojës. Në fushë janë të gjithë njësoj dhe unë nuk kënaqëm asnjëherë me maksimumin, pasi dua gjithmonë më shumë. Kjo besoj se është edhe arsyeja që kam arritur deri këtu.

Motivimi për të luajtur në nivele të larta – Sa herë që zbres në fushë ndihem si një fëmijë që ha një karamele për herë të parë. Kam kuptuar se topi është miku im më i mirë, ndaj dua të rri me të për pjesën e mbetur të jetës. Ndjehem si Benjamin Button dhe rinohem çdo ditë që kalon. Premtoj se do të vijoj të luaj derisa të mundem ta bëj këtë në nivele të larta. Kur të mos jem më në gjendje të jap më të mirën, do të ndalem, pasi dua të ndihem i gjallë dhe i vlefshëm në fushën e lojës.

Sekreti i formës së Ibrës – Kur u riktheva te Milani, të gjithë më kujtuan të tjerët që ishin rikthyer dhe nuk kishin arritur të japin atë që kishin bërë më herët me këtë fanellë. Sekreti im është se nuk e kam humbur kurrë pasionin për atë që bëj në fushën e lojës./a.p

Next Post
Shijak/ Balluku inspekton punimet për ujësjellësin e ri: 128 kantieret e hapura përfundojnë para afatit

Shijak/ Balluku inspekton punimet për ujësjellësin e ri: 128 kantieret e hapura përfundojnë para afatit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In